Bota 4 February 2025, 12:41 Nga VNA

Radhë të gjata në portin e Santorinit mes frikës nga aktiviteti sizmik intensiv

Ndaje në Whatsapp

Radhë të gjata janë krijuar gjatë dy ditëve të fundit pranë portit të Santorinit, ndërsa mijëra qytetarë, turistë dhe të punësuar po kërkojnë të largohen përkohësisht për shkak të aktivitetit sizmik të vazhdueshëm dhe intensiv që ka përfshirë ishujt e Kykladës.

Sipas autoriteteve greke, nga 6,000 deri në 9,000 persona, përfshirë edhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar, janë larguar tashmë nga ishulli. Kompanitë ajrore dhe ato detare kanë shtuar fluturimet dhe lundrimet drejt Athinës dhe Pireut për të përballuar fluksin e madh të njerëzve. Ndërkohë, qindra banorë kanë kaluar netët e fundit duke fjetur në makinat e tyre, nga frika e lëkundjeve të tjera.

Vetëm në tre ditët e fundit janë regjistruar mbi 555 tërmete, ku më i fuqishmi ka arritur magnitudën 4.9 të shkallës Rihter. Lëkundjet kanë vijuar edhe sot në mëngjes, me dy tërmete të tjera me magnitudë 4.7 dhe 4.8 Rihter. Situata është duke u monitoruar nga afër nga autoritetet sizmologjike dhe ato të mbrojtjes civile.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme