Bota 29 May 2025, 20:02 Nga VNA

Izraeli pranon marrëveshjen për armëpushim 60-ditor me Hamasin

Ndaje në Whatsapp
Izraeli pranon marrëveshjen për armëpushim 60-ditor me Hamasin

Hamasi dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim 60-ditor në Gaza. Kjo raportohet nga mediat ndërkombëtare, sipas të cilave i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, u informua mbi këtë marrëveshje.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt deklaroi gjithashtu se Izraeli "miratoi dhe mbështeti" planin e propozuar të Donald Trump për armëpushim për Gazën.

“Izraeli e miratoi këtë propozim përpara se t’i dërgohej Hamasit. Mund të konfirmoj gjithashtu se këto diskutime po vazhdojnë dhe shpresojmë që të arrihet një armëpushim në Gaza, në mënyrë që të mund t'i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi", deklaroi ajo.

Leavitt tha se nuk mund të komentonte më tej dhe se nuk e dinte nëse Hamasi e kishte pranuar propozimin.

“Sigurisht, nëse kjo ndodh dhe armëpushimi hyn në fuqi, do ta dëgjoni nga unë, presidenti ose i dërguari special Witkoff”, shtoi ajo.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u kishte thënë më parë familjeve të pengjeve se Izraeli është gati të ecë përpara me një marrëveshje për pengjet dhe armëpushim në Gaza bazuar në një propozim të ri nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff.

Ambasadori palestinez në OKB  Riyad Mansour, shpërtheu dje në lot para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke përshkruar vuajtjet "e padurueshme" të fëmijëve të Gazës. Në fjalimin e tij, Mansour foli për kushtet çnjerëzore në të cilat jetojnë palestinezët në Gaza, në një kulm emocionesh që kulmoi me lot kur foli për fëmijët që vdesin nga uria për shkak të bllokadës së vendosur nga Izraeli dhe që kohët e fundit është lehtësuar në një masë që nuk është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e popullsisë.

"Kam nipër e mbesa... E di çfarë do të thotë kjo për familjet e tyre", tha Mansour, me duart në kokë, ndërsa fliste për familjet palestineze që humbasin fëmijë të vegjël nga uria ose sulmet "shkatërruese" si ai në Khan Yunis që vrau nëntë nga 10 fëmijët e Dr. Alaa të premten e kaluar.

Ndërkaq forcat Mbrojtëse Izraelite ngritën flamurin izraelit në majë të xhamisë në Tulkarem, qytetin palestinez në Bregun Perëndimor veriperëndimor. Flamuri u ngrit në kupolën e Xhamisë Abu Bakr al-Siddiq në kampin e refugjatëve Nur al-Shams në Tulkarem.

Një seri sulmesh izraelite ndaj ndërtesave të banimit në kampin e refugjatëve Bureij në Rripin qendror të Gazës ka vrarë 19 persona, raporton Al Jazeera, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi.

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme