Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit deklaroi të hënën se ka goditur një supercisternë nafte në Ngushticën e Hormuzit, e cila, sipas saj, ka marrë flakë. Sipas autoriteteve iraniane, kjo është cisterna e tretë e goditur brenda dy ditësh në këtë rrugë ujore strategjike.
Në deklaratën e publikuar nga zyra e marrëdhënieve me publikun, marina iraniane pretendoi se anija u godit të hënën në mëngjes, pasi kishte çaktivizuar sistemin e navigimit dhe kishte injoruar paralajmërimet. Sipas versionit të Teheranit, cisterna po përpiqej të largohej nga ngushtica, duke cwnuar rendin dhe sigurinë në zonë.
Megjithatë, autoritetet iraniane nuk bënë të ditur emrin e anijes, flamurin nën të cilin lundronte apo kompaninë që e operonte. Gjithashtu, nuk u dhanë detaje mbi mënyrën se si është kryer sulmi.
Në të njëjtën deklaratë, Marina e IRGC-së paralajmëroi se çdo bashkëpunim i anijeve tregtare dhe cisternave të naftës me ushtrinë amerikane në Ngushticën e Hormuzit dhe në Gjirin Persik do të përballet me, siç u shpreh ajo, “përgjigje vendimtare”.






















