Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë Shteteve të Bashkuara, duke kërkuar që Uashingtoni të vendosë nëse dëshiron t’i japë fund luftës apo të vazhdojë përballjen ushtarake.
Në një reagim në platformën X, Araghchi deklaroi se propozimi i Iranit për përfundimin e luftës në të gjitha frontet mbetet në fuqi dhe se tashmë vendimi i takon Shtëpisë së Bardhë.
Ai paralajmëroi se, nëse SHBA-ja nuk pranon kushtet e propozuara, përballja ushtarake mund të vazhdojë.
Deklarata vjen në një kohë kur negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit mbeten pa rezultate konkrete, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja është e gatshme për veprime të tjera ushtarake nëse nuk arrihet një marrëveshje.






















