Sociale 27 March 2025, 14:37 Nga VNA

Ilir Alimehmeti: Mungesa e Geriatrisë, një plagë në sistemin shëndetësor shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Ilir Alimehmeti: Mungesa e Geriatrisë, një plagë në sistemin

Ilir Alimehmeti, një nga mjekët më të respektueshëm në Shqipëri dhe kandidatët më të nderuar të opozitës, ka ngritur mbrëmë shqetësimin për mungesën e specializimit të mjekësisë që merret me moshën e vjetër, geriatrinë, duke e cilësuar këtë si mungesë vizioni në sistemin shëndetësor. Ai thekson se vendi po përballet me plakjen e popullsisë dhe se nevojitet një qasje më e kujdesshme për kujdesin shëndetësor të të moshuarve.

“Fjalën geriatri e keni dëgjuar ndonjëherë? As nuk është dëgjuar në 12 vjet. Është specializimi i mjekësisë që merret me moshën e vjetër, siç është pediatria specializimi që merret me moshën e vogël. As nuk e dinë se çfarë është. Po plaket popullata. A ka nevojë për shërbim shëndetësor për moshë më të vjetër sepse po shkojmë drejt plakjes. Kjo është mungesa e një vizioni. Qeveria duhet të buxhetojë. Kjo nuk është shëndetësi që bëhet,” u shpreh Alimehmeti.

Geriatria është një degë e mjekësisë që fokusohet te parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve tek të moshuarit. Ndërsa vendet e zhvilluara kanë struktura të specializuara për këtë grupmoshë, në Shqipëri mungesa e këtij specializimi dhe shërbimeve të dedikuara mbetet një sfidë e madhe.

Është në nderin e çdo force opozitare ta ngrejë këtë problem në media dhe ta pasqyrojë në programet elektorale jo thjesht si koncept, por si mënyrë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të lënë krejt pa kujdes në këtë fushë. Zëri i Ilir Alimehmetit është i duhuri për opozitën, por i vetëm nuk mjafton për të zgjuar dhe vënë në lëvizje mekanizmat që do të mund të zgjidhin këtë problematikë të shëndetësisë në Shqipëri.

Ndërkohë, plakja e popullsisë në vend është një trend që kërkon vëmendje të shtuar. Investimi në geriatrinë do të ndihmonte në përmirësimin e cilësisë së jetës për të moshuarit dhe do të ulte ngarkesën mbi sistemin shëndetësor.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme