Sociale 25 Mars 2025, 16:05 Nga VNA

Shqiptarët shpenzime rekord jashtë shteti

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët shpenzime rekord jashtë shteti

Çdo vit që kalon Shqipëria po shënon një rekord të ri sa i përket turizmit. Të dhënat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për bilancin e pagesave bënë të ditur se shpenzimet e udhëtimit nga të huajt në Shqipëri arritën një nivel prej 4.99 miliardë euro, me një rritje prej 19.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është rekordi i të ardhurave i regjistruar ndonjëherë në vend dhe shumë më i lartë sesa përpara pandemisë, kur në 2019-n, prurjet e të huajve ishin rreth 2 miliardë euro. Sipas tremujorëve, fluksi më i lartë ishte në tremujorin e tretë, me 1.9 miliardë euro, që përkon me kulmin e sezonit turistik. Për herë të parë dhe gjatë tremujorit të dytë dhe të katërt flukset ishin mbi 1 miliardë euro (1.16 dhe 1.13), duke treguar për një shtrirje të turizmit përtej sezonit tradicional. Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në vend në 2024-n në vend hynë një rekord prej 11.7 milionë shtetasish të huaj, me rritje 15.2% me bazë vjetore. Megjithatë, muajt e parë të këtij viti po japin shenja për një ngadalësim të rritjes së turizmit në vend. Edhe shqiptarët shpenzime rekord jashtë Ndërsa të huajt po zbulojnë Shqipërinë, shqiptarët po udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë, të nxitur dhe nga biletat e lira dhe shtimi i destinacioneve direkte. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e shqiptarëve jashtë ishin 2.7 miliardë euro, me rritje prej 15.6% në krahasim me vitin e mëparshëm. Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në 2024-n, daljet e shqiptarëve jashtë arritën në gati 7.9 milionë me rritje 14% me bazë vjetore. Bilanci pozitiv prej 2.3 miliardë eurosh. Ndryshe nga mëse një dekadë më parë, kur bilanci i turizmit ishte afër zeros, me të huajt në Shqipëri që shpenzonin gati sa shqiptarët jashtë, vitet e fundit situate është përmbysur, si rrjedhojë e fluksit të lartë të të huajve që po vijnë në vend. Në 2024-n, bilanci i udhëtimeve ishte pozitiv prej 2.3 miliardë eurosh, me rritje gati 25% me bazë vjetore./Monitor

Video

Një aksident zinxhir në tunelin Villafranca në Sicili. Në aksident u përfshinë rreth 80 automjete, përfshirë furgonë, makina dhe mjete të rënda. Për shkak të përplasjes së madhe, qarkullimi në autostradë u bllokua plotësisht për të lejuar ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës dhe nxjerrjen e personave që ndodheshin brenda tunelit.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar retorikën ndaj Kubës, duke thënë se pret të ketë “nderin” për ta “marrë Kubën”. Duke folur me gazetarët, Trump la të kuptohet se beson që Shtetet e Bashkuara “mund të bëjnë çfarë të duan” me Kubën. Këto deklarata vijnë në një kohë kur Uashingtoni dhe Havana kanë nisur bisedime me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të tyre kryesisht të tensionuara, të cilat kanë arritur një nga momentet më të kontestuara në 67 vite, që nga rrëzimi i një aleati të ngushtë të ShBA-së nga Fidel Castro.

Pas 35 vitesh ja kush sfidon seriozisht Sali Berishën për postin e kryetarit të PD…

Ish numri dy i AKSHIT Hava Delibashi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Delibashi ndodhet aktualisht në arrest shtëpie pasi dyshohet si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme