Sociale 24 March 2025, 16:33 Nga VNA

Skandal/ Institucionet nuk paguajnë energjinë elektrike

Ndaje në Whatsapp
Skandal/ Institucionet nuk paguajnë energjinë elektrike

Borxhet e prapambetura mes kompanive të energjisë ndaj njëra-tjetrës kanë një vlerë të akumuluar prej rreth 6 miliardë lekësh apo rreth 60 milionë euro.Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit që kishte në fokus pikërisht OSHEE Group, Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare vlerëson se në procesin e verifikimit te paraqitjes dhe evidentimit të detyrimeve të ndersjella në pasqyrat financiare te shoqërive OSHEE, KESH dhe OST u konstatua mosaprovimi i pasqyrave financiare në afatet ligjore nga Këshillat Mbikëqyres dhe Asambleja e Ortakëve, të shoqerive OSHEE dhe KESH, gjë e cila vështirëson procesin e konsolidimit të detyrimeve.

“Në marrëdhëniet mes palëve, perfaqësuesit juridike të shoqerive nuk kanë kryer verifikime e vierësime te detyrimeve të ndërsjella pas vitit 2021, per shayrtimin e situatës dhe marrjen e masave korigjuese. OSHEE me KESH, për periudhën deri më 30.11.2024, kane nje diferencë në vlerën 2.2 miliarde lekë. Kjo problematikë eshtë e lidhur me detyrimet që rrjedhin nga marredhëniet tranzitore te ndarjes shoqerive në vitin dhe penalitete te ndryshme midis palëve”thuhet në auditim. Ndërkohë sipas raportit OST me KESH, për periudhën deri më 30.11.2024, kanë një diferencë në vlerën 1.5 miliarde lekë. Kjo diferencë perbëhet nga faturat të papranuara nga OST, që janë penalitete për moslikujdime në afat, te energjisë elektrike të ofruar per disbalancat, aktivizim rezerve dhe sherbime te tjera. Edhe në marrëdhenien OSHEE me OST, për periudhën deri më 30.11.2024, KLSh ka konstatuar se kanë një diference ne vlerën 2.3 miliarde leke, e cila përbëhet nga faturime të OST-së ndaj OSHEE-ë në zbatim të vendimit të ERE Nr. 110, datë 14.05.2018, vlerë e ankimuar në gjykatë.

Audituesit vlerësojnë se mosdakordesitë që shoqëritë e sistemit energjitik kanë mes tyre per llogarite perkatëse debitore pengojne procesin e konsolidimit të detyrimeve të mbartura dhe  kompensimin/shuarjen e tyre. “Procesi i konsolidimit të detyrimeve të mbartura eshtë menaxhuar përmes disa marrëveshjeve ristrukturimi afatgjate mes kompanive. Nga grupi i auditimit u konstatua se OSSHE Group sh.a. e cila ka barrën e pagesave ndaj KESHit sh.a. dhe OST sh.a., nuk ka bërë një plan pagesash (skedul) per ndarjen me keste të detyrimeve që kompanitë bija OSSH sh.a., FSHU sh.a. dhe FTL sh.a. do duhet të ja paguajnë duke mundesuar dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj KESH sh.a. dhe OST sh.a..Mospasja e një marrëveshje per ndarjen me keste të detyrimit respektive që secila kompani ka ndaj KESH sh.a. dhe OST sh.a. ka sjelle edhe mospagesën e këtyre detyrimeve të plota dhe ne kohë duke mos ju permbajtur marrëveshjes që OSHEE Group ka me KESH sh.a. dhe OST sh.a… Për marrëveshjet që OSHEE Group ka ndaj KESH sh.a. dhe OST sh.a. pagesat janë kryer vetëm nga shoqeria OSSH sh.a. por edhe ato pagesa qe janë berë janë jo te plota dhe në mosperputhje me detyrimin që OSSH sh.a. ka”vlerëson raporti. /Monitor

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme