Sociale 22 March 2025, 17:47 Nga VNA

Dinastia Marubi /Njëqind vite të studios fotografike shqiptare vijnë në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Dinastia Marubi /Njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Në Tiranë tek Rruga e Kavajës, ngjitur me Kishën Katolike, prej mëse një muaj e gjysëm janë ekspozuar në Galerinë e Arteve Tiranë koleksioni i jashtëzakonshëm me fotografi të Dinastisë Marubi. Njëqind vite të studios fotografike shqiptare prezantohen për hërë të parë në  një përzgjedhje imazhesh nga arkiva e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Shkodër (1856-1959). Në ekspozitën Dinastia Marubi ekspozohen fotografitë e tre gjeneratave të fotografëve të cilët realizonin portrete në studio të personave të ndryshëm, që nga borgjezia urbane tek shtresat më të varfëra, nga perandorët osmanë tek Mbreti Zog, nga të burgosurit tek aktorët e famshëm dhe piktorët. Historia Italiani Pietro Marubbi mbërriti në Shkodër në vitet 1850, menjëherë pas shpikjes së fotografisë. Aty ai hapi studion e parë fotografike në rajon dhe realizoi imazhet e para me teknikën e kolodiumit të lëngshëm. Menjëherë pas vdekjes së Pietros, asistenti i tij Keli do të mbante mbiemrin e mjeshtrit në nderim të tij. Ai e vazhdoi aktivitetin e studios dhe më pas ia la trashëgim të birit, Gegës. Koleksioni me mbi 150,000 xhama negativë i Dinastisë Marubi paraqet interes nga pikëpamja historike, sociologjike, kulturore, antropologjike dhe artistike. Në të zbulojmë ngjarjet e trazuara të historisë së Shqipërisë (që nga Perandoria Osmane tek periudha komuniste), ritualet shoqërore, kostumet folklorike dhe portretet. Kjo ekspozitë është një prezantim i historisë së pasur fotografike të një vendi - asokohe të izoluar - evropian. Ekspozita përfshin disa riprodhime moderne dhe projeksione të xham-negativëve të skanuar. Muzeu Marubi nuk disponon shumë stampime origjinale. Pjesa më e madhe e tyre janë shitur nga Marubët e mund të gjenden në shtëpitë e familjeve shqiptare. Përmes imazheve, ju mund të lexoni më shumë mbi historinë e Shqipërisë, studion Marubi si dhe procesin fotografik. Koleksioni Koleksioni me mbi 150,000 xhama negativë i Dinastisë Marubi paraqet interes nga pikëpamja historike, sociologjike, kulturore, antropologjike dhe artistike. Në të zbulojmë ngjarjet e trazuara të historisë së Shqipërisë (që nga Perandoria Osmane tek periudha komuniste), ritualet shoqërore, kostumet folklorike dhe portretet. Ekspozita përfshin disa riprodhime moderne dhe projeksione të xham-negativëve të skanuar, ku përmes imazheve mund të lexojmë më shumë mbi historinë e Shqipërisë, studion Marubi si dhe procesin fotografik. Kjo ekspozitë është një prezantim i historisë së pasur fotografike të një vendi - asokohe të izoluar - evropian. Koleksioni i Dinasitë Marubi në Shkodër është një prej koleksioneve më të vizituara si nga vizitorë shqiptarë, ashtu edhe turistë të huaj, sjellja e një përzgjedhjeje imazhesh në Tiranë nga arkiva e Muzeut (1856-1959), të cilat kanë qenë pjesë e ekspozitës me të njëjtin titull, të hapur në Muzeun e Fotografisë FOAM Amsterdam, më 2016, është një hap i rëndësishëm i udhëtimit të këtij koleksioni kaq autentik.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme