Sociale 19 Mars 2025, 16:40 Nga VNA

Zbardhen kostot dhe përfituesit nga marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali

Ndaje në Whatsapp
Zbardhen kostot dhe përfituesit nga marrëveshja e pensioneve

  • Mijëra emigrantë shqiptarë pritet të përfitojnë në vitin e parë të futjes në fuqi të marrëveshjes për sigurimet shoqërore midis Romës dhe Tiranës.

Marrëveshja e firmosur me Shqipërinë, do ti kushtojë buxhetit Italian 12 milionë euro në vitin parë të zbatimit, ku përfitues pritet të jenë 1387 persona. Detajet janë të përcaktuara në dokumentin e dorëzuar në Senatin Italian, ku në 5 mars kaloi për miratim marrëveshja e përbashkët, e cila një javë më pas u firmos edhe nga Presidenti i Italisë Sergio Mattarella. Nisur nga praktika që ndiqet, ligji pritet të jap efektet e para në muajin Qershor, pra gati dy muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare, teksa mësohet se një pjesë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë atje kanë nisur, që të dorëzojnë aplikimet e para. Të dhënat tregojnë se në total deri në vitin 2020, janë 433,789 shtetas shqiptarë, që kanë paguar sigurimet shoqërore në Itali. Ndërkohë, referuar regjistrit të kontributeve janë 30 614 mijë persona (duke marrë në konsideratë këtu kategorinë e atyre që në 2020 janë të grupmoshës 55-64 vjeç dhe që aktualisht janë 60-69 vjeç) që mund të përfitojnë nga ligji pension të parakohshëm, nëse kanë plotësuar mbi 42 vite kontribute bashkuar periudhat në Shqipëri dhe Itali dhe pension pleqërie duke plotësuar kriterin e moshës që është 67 vjeç, si për burrat ashtu edhe për gratë. Por sa pritet të jetë numri i përfituesve për vitin 2025? Dokumenti, nënvizon se para nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë numri i qytetarëve, që do trajtohen me pension parashikohej të ishte 4727 persona me një kosto në buxhet 39.6 milionë euro, ndërsa pas firmosjes së marrëveshjes ky numër pritet të shkojë në 6114 në vitin 2025 me një efekt buxhetor 51.6 milionë euro. Pra parashikohet që skemës ti shtohen 1387 persona me një rritje buxhetore 12 milionë për këtë vit. Këtu përfshihen edhe ata persona që trajtohen me ligjin nr. 189 të vitit 2002 (ligji Bossi-Fini) që ju jep mundësi emigrantëve shqiptarë që të përfitojnë pension, por me kushtin e riatdhesimit, pra kthimin e tyre në Shqipëri. Numri i përfituesve vjen në rritje, në të njëjtën kohë edhe fondi i vënë në dispozicion, ku në vitin 2032 pritet të arrijë në 270 milionë euro, 23.4 milionë euro më tepër. Nisur nga këto tregues, numri i përfituesve dhe kostoja e tyre si rezultat i marrëveshjes rezulton të jetë më e ulët nga çfarë është komunikuar nga autoritetet në Shqipëri. Dokumenti parashtron disa hipoteza për këtë, siç janë: Fakti që një pjesë e atyre që mbushin moshën e daljes në pension, do të vijojnë që të jenë pjesë e tregut të punës, fakti që marrëveshja nuk ka fuqi prapavepruese apo edhe që modalitetet e përcaktuara në të, nuk i japin mundësinë një pjese që të përfitojnë pagesë. Ajo ç’ka vihet në dukje tjetër në dokument është edhe fakti që gati 20 për qind e personave 67 vjeç, që nuk janë trajtuar deri më tani me pension do të mund të përfitojnë të ardhura deri në 400 euro në muaj. Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, ju jep mundësinë emigrantëve shqiptarë, që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë. Konkretisht, një qytetarë shqiptarë që ka në total 27 vite pune, nga të cilat 14 vite në Itali dhe 13 në Shqipëri (kujtojmë që në Shqipëri pragu për pension minimal është 15 vite ndërsa në Itali është 20 vite punë) do të marrë pension në Itali për 14 vite dhe në Shqipëri për 13 vite. Jo vetëm kaq, marrëveshja ju jep mundësi emigrantëve që të përfitojnë edhe nga skema të tjera siç janë: pensionet e invaliditetit; pensionet familjare; pagesa e papunësisë; nga sëmundjet si edhe nga barrëlindja. Reporter.al

Video

Kanë kaluar mbi 24 orë nga sulmet ajrore të Izraelit mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, të cilat sipas Tel Avivit kishin në shënjestër drejtues të lartë të Hamasit. Reagimet kanë vijuar gjatë gjithë ditës, ndërsa Këshilli i Sigurimit të OKB-së shtyu mbledhjen e tij për nesër, për t’i dhënë mundësi kryeministrit të Katarit të marrë pjesë. Qeveria e Katarit kërkon që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mbahet përgjegjës për shkeljen e ligjit ndërkombëtar, por Netanyahu ka këmbëngulur se Izraeli ishte “plotësisht i justifikuar” pasi synoi udhëheqësit e Hamasit që organizuan sulmet e 7 tetorit 2023. Ndërkohë, Izraeli kreu sot sulme të reja në Jemen, duke deklaruar se forcat ajrore goditën “kampe ushtarake”, selinë e “departamentit të propagandës ushtarake të Houthive” dhe një “depo karburanti”. Në zhvillime të tjera, kryeministri britanik Keir Starmer u takua sot me presidentin izraelit Isaac Herzog, i cili e përshkroi bisedën si “të drejtpërdrejtë” dhe “të ashpër” mbi situatën në Gaza dhe sulmet në Doha. Deri tani nuk ka një deklaratë nga Starmer pas takimit.

Momenti kur Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore "Turning Point USA", është qëlluar me armë gjatë një eventi në Universitetin e Utah Valley në Orem, Utah. Ngjarja ndodhi gjatë një seance pyetje-përgjigje me studentët, ku dëshmitarët raportuan se Kirk u qëllua afër qafës. Shkalla e lëndimit ende nuk është bërë e ditur. https://www.vna.al/bota/qellohet-me-arme-ne-qafe-aleati-i-donald-trump-i14342

Sali Berisha paralajmëron analizë për zgjedhjet dhe rezultatin… por pak më vonë se për momentin po merren me Librin e Zi të Zgjedhjeve.

Ministri i qeverisë që u rrëzua në Nepal duke u larguar nga lumi.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme