Sociale 26 March 2025, 15:25 Nga VNA

Hekurudha Tiranë-Durrës dhe zgjatimi në Rinas ankimohen sërish pranë BERZH-it

Ndaje në Whatsapp
Hekurudha Tiranë-Durrës dhe zgjatimi në Rinas ankimohen

Telashe të tjera janë shfaqur për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe zgjatimin e saj në Rinas ku këtë herë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka kërkuar që një ankesë e bërë nga bizneset në zonën e Domjes të marrë zgjidhje. Në një dokument të bërë publik nga vetë banka sipas një ankese të dorëzuar në nëntor 2024 dhe që aktualisht është në fazë vlerësimi, nënvizohet se për subjektet ankimuese janë shkaktuar dëme financiare. “Më 13 nëntor 2024, dy biznese paraqitën një ankesë në IPAM në lidhje me Projektin e Hekurudhave Shqiptare të BERZH-it (OP ID 48466). Kërkuesit pretendojnë se janë dëmtuar bizneset e tyre për shkak të ndërtimit të një rruge hyrëse paralele me hekurudhën në Domje. Ata ndanë se për ndërtimin e rrugës hyrëse do të duhej të hiqnin dorë nga një pjesë e tokës së tyre private e cila do të ndikonte në funksionimin e bizneseve të tyre dhe do të çonte në humbje të të ardhurave. Ata kërkojnë një shtrirje alternative për rrugën hyrëse për të shmangur dëmtimin e bizneseve të tyre. Kërkuesit pohojnë gjithashtu mungesën e konsultimeve publike dhe transparencës në vendimmarrje” thuhet në përmbledhjen e kërkesës të bërë në faqen e BERZH. Më herët edhe një tjetër kërkesë u bë për po të njëjtin projekt lidhur me një rrugë aksesi. Projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës është shoqëruar me vonesa të shuma sidomos lidhur me shpronësimet të cilat kanë marrë një kohë të gjatë. Punimet për këtë projekt kanë filluar në 2021-in dhe vijojnë akoma sa i takon ndërtimit të trasesë ndërkohë që pak kohë më parë u prokurua ndërtimi i stacioneve. Ky projekt fillimisht u financua me një kredi rreth 70 milionë euro nga BERZH ndërkohë që vetëm në fillim të këtij viti qeveria kërkoi një shtesë me 40 milionë euro të kësaj kredie për të mbyllur punimet e saj. Sipas argumentit të qeverisë për këtë shtesë shkak ishte bërë shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit të cilët e kanë rritur dukshëm faturën ndërkohë që një pjesë e kësaj shtese do të shkojë për ndërtimin e stacioneve. Hekurudha Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas kanë një gjatësi 39 kilometra. Trenat në këtë hekurudhë do të jenë elektrike dhe do të përshkojnë distancën për 22 minuta. Në total do të jenë 11 stacione përgjatë gjithë linjës./Monitor

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme