Sociale 27 March 2025, 09:07 Nga VNA

Kompesimi i ish pronarëve/ 1.21 miliardë euro, ATP: Vlera pritet të ndryshojë pas ankimimeve

Ndaje në Whatsapp

Vendimet për ish pronarët që kanë përfituar të drejtën për kompensim lidhur me pronat e tyre kapin nivelin 120 miliardë lekë apo 1.2 miliardë euro. Agjencia e Trajtimit të Pronës pranon në raportin e saj vjetor se kjo vlerë me shumë gjasa do të ndryshojë si efekt i ankimimeve që janë bërë karshi vendimeve të dhëna dhe që janë brenda afateve ligjore.

Dokumenti specifikon se nga hyrja në fuqi e ligjit 133/2015 deri në mbylljen e procesit të vlerësimit, ka ndërmarrë procedurat administrative të vlerësimit financiar për 27 023 vendime përfundimtare për kompensim të viteve 1993 – 2013. Në këtë raport ATP ndalet edhe një panoramë të përgjithshme të situatës dhe treguesve financiarë lidhur me vendimet e pronave. Konkretisht 20,532 vendime u vlerësuan financiarisht, nga të cilat 915 vendime u vlerësuan gjatë vitit 2024.

 

“Nga këto të fundit, 536 janë me vlerë pozitive 4.2 miliardë lekë dhe 73 rezultojnë me vlerë negative -647milionë lekë. Ndërsa për 306 vendime pritet plotësimi i dokumentacionit nga ana e subjekteve. Vlera totale e vendimeve me të drejtë kompensimi të vlerësuar financiarisht është 121 miliardë  lekë (vlera pritet të ndryshojë pasi ATP është në pritje të përfundimit të ankimimeve nga subjektet në bazë të afateve ligjore)” thuhet në raport. I njëjti dokument nënvizon se për 3126 vendime ku nuk është përcaktuar se ku bie parablerja ndërsa  2532 vendime për të cilat subjekti konsiderohet i kompensuar, vlera prej – 27.7 miliardë lekë.

Po kështu ATP vlerëson se janë 833 vendime të fshira gjatë procesit të rivlerësimit të tyre kurse   për 3,919 vendimet e prekura nga ndryshimet ligjore dhe fatura financiare është rritur me 16 miliardë lekë pas ndryshimeve ligjore.

“Nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 133/2015, janë depozituar 2,570 kërkesa për kompensim financiar dhe fizik, nga të cilat janë ekzekutuar 33.85%, përkatësisht 870 vendime, me një vlerë totale prej 8.4 miliardë lekë. Nga këto, 87 vendime janë mbyllje procedimi, ndërsa është shpërndarë gjithashtu një sipërfaqe prej 765 ha tokë nga fondi fizik. Pjesa e mbetur e kërkesave nuk është ekzekutuar kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, vonesave nga ndryshimet ligjore, mungesën e deklaratave noteriale, problematika të lidhura me tagrin e prokurave dhe çështje të tjera administrative që kanë penguar përfundimin e procedurave ligjore” thuhet në raport./ Monitor

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme