Kronika 13 February 2025, 19:17 Nga VNA

"I dënuar”, lapsusi i sistemit të Ministrisë së Drejtësisë që tërboi Erjon Veliajn

Ndaje në Whatsapp
"I dënuar”, lapsusi i sistemit të Ministrisë së

Nga paraburgimi, Erjon Veliaj nuk ndalet në sulmet ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado, duke ngritur pretendime për manipulime në dosjen e tij hetimore. Pas debateve të ashpra që pati në sallën e gjyqit me Ols Dadon gjatë seancës së të mërkurës, kryebashkiaku Veliaj ka vijuar me akuzat e ashpra ndaj tij edhe ditën e sotme.

Dhe si për të dëshmuar faktin se ka manipulime në dosjen hetimore ndaj tij, Veliaj përdor vendimin e GJKKO për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për të në mungesë, që iu komunikua gjatë së mërkurës. Sipas vendimit të gjyqtarit të posaçëm Erjon Bani, kryebashkiaku i Tiranës rezulton me status “i dënuar”.

Ky moment nuk lidhet me asnjë tentativë për manipulim, por me një problem që ka sistemi i gjendjes gjyqësore, i cili administrohet nga Ministria e Drejtësisë.

Certifikata e gjendjes gjyqësore të personit nën hetim, Erjon Veliaj, është shkarkuar nga BKH-ja kur u përgatit dosja për t’u dorëzuar në gjykatë.

Në këtë certifikatë të gjeneruar nga sistemi, Veliaj rezulton “i dënuar”. Por ka qenë vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që, përmes një shkrese të paraqitur dje në seancë gjyqësore, ka pranuar se është gabim i sistemit.

Ndaj, para se Veliaj të pretendojë për manipulime, duhet t’u kërkojë kolegëve të tij socialistë që të administrojnë si duhet sistemet, me qëllim që as ai dhe as ndonjë tjetër të mos rezultojë me gjendje gjyqësore “i dënuar” kur nuk është i tillë. Sepse një debat i ngjashëm u bë edhe në rastin e Fredi Belerit. Por, siç ndodh përherë në rastet kur “goditen” njerëzit e politikës, më shumë sesa faktet, vëmendjen e rrëmben propaganda. Ndaj kanë bërë mirë që i kanë publikuar statusin e Veliajt kudo, por ndoshta nuk do ishte gabim që dhe të pyesin se cili institucion është përgjegjës për statusin e “gabuar” të Erion Veliajt.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme