Kronika 30 Gusht 2024, 11:00 Nga VNA

Grup i strukturuar kriminal që kryen vrasje me pagesë?/ I njëjti grup dyshohet për atentatin ndaj Gentian Bejtjas dhe Ardian Gjeloshit

Ndaje në Whatsapp

Prokuroria e Tiranës ka dyshime se i njëjti grup që realizoi atentatin mafioz ndaj ish-policit Gentian Bejtja pasditen e 15 marsit 2024, ka realizuar dhe sulmin me armë ndaj biznesmenit Ardian Gjeloshi, ku ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa u vra Selman Mihana ekonomisti 70-vjecar i firmës së inerteve.

Bëhet fjalë për atentatin që ndodhi në shkurt të 2024, në biznesin e inerteve të Gjeloshit, në fshatin Gurëz të Kurbinit.

Gjeloshi i tha policisë se nuk ka përplasje me askënd, por hetuesit kanë zbuluar konfliktet e tij me bossë të krimit në zonën e Lezhës.

Dyshimet janë se pjesë e togës së vrasësve të ketë qenë dhe Rohan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua në Greqi pas vrasjes së Gentjan Bejtjas. Sikurse rezulton nga hetimet Brahimi është kunat i Ilir Beqarajt i arrestuar si i dyshuar për vrasjen dhe mik i Flodian Plakut, vlonjatit që u shpall në kërkim, pasi dyshohet se ka patur rolin e ekzekutorit në ngjarje.

Hetuesit kanë zbuluar se Roan Brahimi një emër kontrovers që dyshohej për krime të rënda, ka paguar dhe bileta udhëtimi apo shpenzime për tjera për Plakun dhe gjurmët e këtyre të dhënave u zbuluan gjatë kontrollit në një agjenci turistike në Lezhë.

Prokuroria e Tiranës është duke vlerësuar që ta dërgojë dosjen penale për hetime të mëtejshme në SPAK, përderisa ka dyshime të forta se ndodhet përpara një grupi të strukturuar kriminal që kryen vrasje më pagesë.

Në rastin e vrasjes së Bejtjas, ekzekutori kryesor Flodian Plaku alias Flodian Mamo alias Flodian Serjani, i njohur si Pole Qorri, është rekturuar nga bandat e Vlorës. Ai dyshohet të jetë një prej autorëve të vrasjes së ish-policit të Burgjeve, Gentjan Bejta, më 15 mars 2024, në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushkë të Krujës.

I njëjti person, dyshohet të ketë bashkëpunuar me eksponentë të krimit në Lezhë e Krujë për të kryer atentate të tjera mafioze, sikurse ishte dhe rasti i Ardjan Gjeloshit, ku vranë ekonomistin Selman Mihana.

SPAK ka ndërkohë në duar edhe dosje të tjera, sic është atentati Ylli Brahimi (Brahjas), i cili mbeti i plagosur, ndërsa viktimë mbeti Klisman Preci. Brahja njihej si truri financiar i Ervis Martinaj dhe ishte në përplasje të forta me Rohan Brahimin alias Sidorel Prendin, me të cilin kishin lidhje krushqie, që ngjan se është personazhi që bashkon të 3 ngjarjet.

Video

Biznesmeni Arbër Abazi, lidhje familjare e ministres Belinda Balluku, është paraqitur në SPAK pas kontrolleve të zhvilluara në bizneset e tij. Kompania “Alko Impex” e Abazit ka fituar tendera pranë Ministrisë se Infrastrukturës kur drejtohej nga Balluku, procedura që dyshohen të paracaktuara. Kompania në fjalë ka qenë një nga përfitueset e mëdha të tenderave publikë në të gjithë institucionet e vendit.

Mereme Sela prezanton ambicien e saj për të rivalizuar Sali Berishën si e vetmja kandidate në garën për kryetar të PD.

Kur i vë vulën rivales së Sali Berishës.

Në GJKKO vijon procesi për dosjen “Partizani”, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili është edhe kallëzues në këtë çështje. Në hyrje të gjykatës, Balla deklaroi se “sot është një ditë e madhe për drejtësinë”. Berisha akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe disa persona të tjerë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme