Kronika 29 Gusht 2024, 12:12 Nga VNA

Ekzekutimi mafioz i ish-policit të burgjeve, Gentian Bejtja, si ra policia në gjurmët e "Pole Qorrit". Akuzë për vrasje Ilir Beqarajt. Përpasjet e viktimës me vëllezërit Durim e Valter Bami

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi mafioz i ish-policit të burgjeve, Gentian Bejtja, si ra policia

Flodian Plaku, i njohur me nofkën “Pole Qorri” dyshohet të jetë një prej autorëve të vrasjes së ish-policit të Burgjeve, Gentjan Bejta, më 15 mars të këtij viti, në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushkë të Krujës.

Plaku që mban edhe mbiemrat Mamo dhe Serjani është shoallur në kërkim ndërkombëtar, mbi bazën e vendimit të gjykatës që caktoi masën e sigurisë “arrest me burg" për të për akuzat e

“Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarale.

Pak ditë pas vrasjes së Gentian Bejtjas, policia arrestoi dhe dy persona të tjerë, konkretisht Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari dhe Edison Haxhiun.

Pas ekzekutimit mafioz të ish-policit të Burgjeve teksa ai punonte në serën e tij, autorët u larguan me automjetin e markës "Land Rover Discover" me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes. Ata kanë lëvizur në aksin rrugor Larushkë - Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin.

Prej andej janë larguar me një automjet tjetër. “Është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip "Volksëagen Golf" me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë”, thekson policia.

Nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, është provuar se automjeti tip "Volksëagen Golf" me targë AB960GG, është në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu. Ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari.

4 ditë pas ekzekutimit, është gjetur automjeti në fjalë, ndërsa janë arrestuar Haxhiu dhe Beqaraj, të dyshuar për përkrahje të autorit të krimit.

“Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari  janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ëalther”  me tetë fishekë, një armë zjarri e markës “Benelli”, e cila mbahej me lejen e organeve të Policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dhe 3 aparate celulare”, deklaron policia.

Por, hetimet kanë zbuluar se Beqaraj ka patur rol të drejtpërdrejtë ne vrasje. Ndaj për këtë arsye, prokuroria krahas akuzave që kishte më herët, për falsifikim dokumentash dhe mbajtje pa leje të armëve, i ka shtuar dhe akuzën e vrasjes.

Provat kundër tij dhe Flodian Plakut, si autorë të vrasjes janë siguruar gjatë kontrollit në ambjentet e një agjencie udhëtimesh në qytetin e Lezhës.

Në agjenci janë zbuluar disa bileta avioni për udhetime jashtë vendit në emër të Flodian Plakut të paguara nga nga Rohan Brahimi. Ky u fundit

u ekzekutua në Greqi pas vrasjes së Bejtjas. Ai dyshohet se drejtonte grupin kriminal që kreu vrasjen e Bejtjas dyshohet për interes.  Rohan Brahimi alias Sidorel Prendi rezulton se ka kunat të dyshuar Ilir Beqaraj.

Krahas këtyre provave te gjetura në agjenci përmes të cilave konfirmohet lidhja mes 3 anetarëve të grupit kriminal Brahimi- Plaku-Beqaraj  janë gjetur edhe gjurmë ADN të Plakut në dorezat e automjetit qe e lidhin direkt ate me ekzekutimin e Bejtjas.

Gentjan Bejtja, u ekzekutua me 15 mars 2024, ndërsa më herët iu kishte mbijetuar disa atentateve.

Më herët me 4 korrik 2023, ai u vu në shënjestër të një tjetër atentati, por në derën e shtëpisë iu vra kunati Ramazan Sino dhe iu plagosën dy djemtë e mitur.

Bejtja njihej si kundërshtar i përbetuar i vëllezërve Durim e Valter Bami, të njohur sit ë fortët e Niklës.

Ata u përplasën që pas rrëmbimit dhe zhdukjes së Enver Stafukës, që ishte dhe miku i ngushtë i Bejtjas.

Prokuroria deri më tani ka mundur të shpallë në kërkim apo arrestoje të dyshuarit si ekzekutorë, pa mundur të shkojë tek urdhëruesit dhe financuesit e vrasjes.

Video

Një vajzë e re palestineze është filmuar duke kërkuar ushqim mes mbeturinave në Gaza, teksa ndihmat humanitare mbeten të pamjaftueshme, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim. Sipas burimeve lokale dhe organizatave humanitare, Izraeli ende nuk ka lejuar hyrjen e sasisë së dakordësuar të ndihmave në enklavën palestineze, duke e thelluar krizën humanitare në territorin e shkatërruar nga lufta. Banorët e Gazës vijojnë të përballen me mungesa të thella të ushqimit, ujit të pijshëm dhe furnizimeve mjekësore, ndërsa organizatat humanitare paralajmërojnë për përkeqësim të situatës nëse qasja në ndihma nuk rritet urgjentisht.

Energjia elektrike u ndërpre dy herë në Pallatin Mariyinskyi të Kievit, teksa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy po intervistohej nga The Guardian. Ndërprerjet e rrymës ndodhën gjatë momentit të transmetimit, duke reflektuar vështirësitë e vazhdueshme energjetike me të cilat po përballet Ukraina

Anëtarët e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, degë e njohur e partisë së Erdogan, AKP, shkatërruan selinë e tyre në Mamushë, pranë Prizrenit, për të festuar fitoren ndaj një rivalit tjetër turk.

Pas arrestimit të 27-vjeçarit Kevi Muçllari nga policia e Pogradecit, banorë të fshatit Çërravë dhe këshilltarë lokalë u mblodhën para Komisariatit për të shprehur mbështetjen e tyre. Sipas tyre, Muçllari mbrojti interesin publik, ndërsa këshilltari i bashkisë, Engjëll Shyti, provokoi situatën dhe goditi i pari banorin. Banorët theksuan gjithashtu se Shyti punon njëkohësisht edhe në administratën e bashkisë, duke shkelur ligjin. https://www.vna.al/kronika/u-arrestua-pas-perleshjes-ne-keshillin-bashkiak-banoret-e-erraves-dhe-di-i16734

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme