Kronika 28 August 2024, 20:50 Nga VNA

Kërcënoi bashkëshortin e gjyqtares që nuk hoqi dorë nga çështja e Emiljano Shullazit, arrestohet 37-vjeçari në Gjermani

Ndaje në Whatsapp
Kërcënoi bashkëshortin e gjyqtares që nuk hoqi dorë nga

Është arrestuar në Gjermani, Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 37 vjeç nga Vlora. Ai akuzohet se në vitin 2019 dyshohet se ka goditur dhe kërcënuar bashkëshortin e gjyqtares së Krimeve të Rënda, Saida Dollani. Kjo e fundit ishte duke gjykuar dosjen ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij kur bashkëshorti i saj, Kristaq Prifti u kërcënua përpara një lokali në lagjen ku banonte.

Njoftimi i Policisë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohen në bashkëpunim me partnerët gjermanë dy operacione të koduara “Para drejtësisë.”

Operacionet u realizuan falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë me Interpol Ëiesbaden/Gjermani, nëpërmjet Interpol Tiranës.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar në Gjermani shtetasit:

- F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë,  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale "Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”

Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi shtetasi F. B., alias F. Z.

- E. K., 25 vjeç, lindur në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në maj 2024, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg,” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit.”

Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas, në maj 2024, në Durrës, tek “Rrethrrotullimi i Plepave,” pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. B.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Ëiesbaden/Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt vendit tonë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme