Kronika 27 August 2024, 17:03 Nga VNA

Detaje nga sherri në Palas/ Personi i shtrirë pa ndjenja një i njohur për policinë, protagonist i ngjarjes ish-kandidati për deputet

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga sherri në Palas/ Personi i shtrirë pa ndjenja një i

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sherrin masiv që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Palasë, në clubin “Sin Eat Drink Dance” gjatë koncertit të këngëtarit grek Argjisos.

Mësohet se personi i shtrirë në tokë pa ndjenja, i goditur me sende të forta është Artur Koçeku. Koçeku, nuk është i panjohur nga policia kriminale, pasi emri i tij është përfshirë në disa ngjarje.

Ai jeton në Dubai dhe mbrëmjen e djeshme kishte shkuar së bashku me miqtë dhe shoqërinë në ambientet e clabin “Sin Eat Drink Dance” në Palasë, për të ndjekur performancën e këngëtarit grek, Argiros Konstantinos.

Shkak i përplasjes fizike ku u përfshinë më shumë se dy persona që janë shpallur në kërkim nga policia, ka qenë zakoni i “të fortëve” që lagen me shampanjë.

Kjo ka bërë që të pranishmit e dy tavolinave të përfshihen në një përleshje masive mes dy grupeve, ku si pasojë e goditjeve Artur Koçeku, ka humbur ndjenjat duke u shembur në tokë. Në videon e shpërndarë nga mediat shihet një kamarier të clubit që sjell ujë me grushte duke e lagur në fytyrë Artur Koçekun. Ndërsa disa minuta më vonë ai përmendet me ndihmën e personave të tjerë, duke marrë mjekim në spital. Komisariati i Himarës ka kryer verifikimet e nevojshme, duke shpallur në kërkim dy personat Xhoni Spaho nga Tirana dhe Genti Baleci nga Durrësi, të cilët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë se kanë goditur me sende të forta Artur Koçekun. Xhoni Spaho, rezulton që të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë “Aleanca për Demokracinë e Re”, që drejtohet nga Edmond Stojku.  

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme