Kronika 27 Gusht 2024, 09:00 Nga VNA

Organizata kriminale e Franc e Hajdar Copja, plan për të vrarë Erjon Alibej me tritol brenda drejtorisë së policisë në Elbasan. Ofruan 4 milionë euro

Ndaje në Whatsapp
Organizata kriminale e Franc e Hajdar Copja, plan për të vrarë

Vëllezërit Franc e Hajdar Copja planifikuan disa herë vrasjen e kundërshtarit të tyre të përbetuar Erjon Alibej dhe ofruan deri ne 5 milionë euro për eleminimin e tij.

Rasti me ekstrem kur thurën plan për ekzekutimin e Alibej që njihet me nofkën Krymi, ishte tentativa për ta kryer krimin në qelitë e izolimit, ku ai ishte shoqëruar nga policia, pasi dyshohet për vrasjen e disa prej kundërshtaëve të tij, disa prej të cilëve anëtarë të organizatës kriminale Copja. Bëhet fjalë për ngjarjen e planifikuar në shtator të 2020 dhe ekzekutimi do të bëhej me lëndë eksplozive. Sipas SPAK, rezulton se organizata kriminale Copja ka ofruar në këtë rast 4 mln euro për  vrasjen e shtetasit Erion Alibej. “Atentati do kryhej me lëndë plasëse eksplozive në ambientet e shoqërimit të DVP Elbasan. Informacioni për vendqëndrimin dhe vendndodhjen e saktë të shtetasit Erion Alibej do merrej nga Martin Musaj”, rezulton nga hetimet. Për të vënë në jetë këtë plan janë zhvilluar biseda mes anëtarëve të organizatës Mikael Kamami dhe Arzen Mama.

Nga zbërthimi i Sky Ecc ka rezultuar se me datë 22.08.2020, Arzen Mama i tregon Mikael Kamami se bashkë me Martin Musaj, të cilin e identifikon me nofkën Vesho, po bënin plan për që nëse Erjon Alibej do të arrestohej ti vinin bombë në eshon (shtetasin Martin Musaj) kanë bërë një plan se nëse kapet Erion Alibej ti vendosin një bombë në dhomë. Nga hetimet ka rezultuar se Arzen Mamai i tregon Mikael Kamami se kamerat që monitorojnë pjesën e jashtme të DVP janë jashtë funksionit dhe se Martin Musaj mund ta di se te cila dhomë ndodhej Alibej. Plani ishte që dikush të hypi nga mbrapa shkallëve dhe ti shpjegohet personit ku do vendosi lëndën plasëse. Shtetasi Arzen Mama i tregon shtetasit Mikael Kamami se po të futesh nga mbrapa nuk ka kamera dhe del direkt tek dhoma.

Mikael Kamami i thotë Arzen Mamas, që për vrasjen e Alibej duhet të vendosin 5 kg tritol, por ai i thotë se është sasi e madhe shumë, pasi në këtë mënyrë mund të vriteshin shumë policë.

Martin Musaj, ish zëvendës drejtor burgu, i garanton Arzen Mamas se kjo është punë e thjeshtë, por do qetësi. Ata planifikojnë arrestimin e Alibejt në momentin që e shikojnë të arsyeshme se mund ta realizojnë planin.

Mama informon Kamamin se Alibejn e kishin arrestuar dhe se ndodhej në katin e tretë. Pas shumë bisedash, ai thotë se ka diskutuar edhe me Martin Musajn vrasjen e Alibejt, brenda ambienteve të DVP, Elbasan, por sipas tij Martini nuk hyn dot të shikoj kamerat pasi fundjava është pushim.

Ai e informon më tej se tek dera ku mbahet i ndaluar Erion Alibej qëndon FNSH dhe se ushqimin ja dërgon një officer policie dhe për këtë shkak Martin Musaj nuk kishte dijeni për dhomën ku mbahej.

Me 19 shtator 2020, Mikael Kamami kërkon që të vendoset lëndë plasëse ne cdo dhomë, por Mama thotë se mund të vriten edhe njerëz të tjerë të pafajshëm.

Pavarësisht përpjekjeve, ata nuk e gjejnë se në cilën dhomë ndodhej Alibej, por nga ana tjetër, rezulton se kanë patur akses në kamerat e ambienteve të brendshme të drejtorisë së policisë, pasi Mama i ka dërguar Kamamit foto të Alibej brenda ambjenteve të shoqërimit.

Sipas SPAK urdhri për të vrarë Erjon Alibej është dhënë vëllezërit Franc Gergely (Çopja) dhe Hajdar Bako (Çopja). SPAK thotë se vrasja e Erjon ALibej edhe pse nuk u realizua u organizua për llogari të krereve të organizatës, Franc Gergely (Çopja), Hajdar Bako, të cilët kane shpallur luften me grupin e Erion Alibej, të cilit i kishin vrarë vëllain e xhaxhain në atë që njihet si masakra e Bradasheshit si dhe disa prej njerëzve te tij të besuar. Po ashtu edhe Alibej kishte ekzekutuar anëtarë të organizatës Copja.

Video

Deputeti socialist Erion Braçe ne rolin e nje gazetari, ka denoncuar një ngjarje të paprecedentë në rrjetet sociale. Ai thotë se dikush ka nxjerrë në shitje lulishten e vetme që ndodhet tek “1 Maji”. Teksa ka shpërndarë një video ku duket tabela 'shitet toka', Braçe thotë se në këtë qytet çdo gjë është e paparashikueshme. Ai thekon se ishte mirë në fshat pasi atje kishte parashikueshmëri.

Varrosen në Deir al Balah 38 trupa palestinezë të paidentifikuar, të kthyer nga Izraeli Deir al Balah, Gaza – 38 trupa palestinezë të paidentifikuar, të cilët mbaheshin nga Izraeli, u varrosën më 10 nëntor në qytetin e Deir al Balah, pas kthimit të tyre në kuadër të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve mes Hamasit dhe Izraelit. Marrëveshja e shkëmbimit, e cila po zbatohet gradualisht, ka përfshirë lirimin e të burgosurve dhe kthimin e trupave të personave të vrarë, por organizatat humanitare kërkojnë transparencë dhe identifikim të plotë të viktimave.

Skandali i momentit! Futbollisti i Kamerunit, Moumi Ngamaleu, kapet flagrant nga partnerja e tij në shtëpi me një grua tjetër. Videoja bëhet virale, ndërhyjnë rojet e sigurisë dhe policia. Ai shfaqet i filmuar me pantallona të Kombëtares së Kamerunit. ?⚽?

Një vajzë e re palestineze është filmuar duke kërkuar ushqim mes mbeturinave në Gaza, teksa ndihmat humanitare mbeten të pamjaftueshme, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim. Sipas burimeve lokale dhe organizatave humanitare, Izraeli ende nuk ka lejuar hyrjen e sasisë së dakordësuar të ndihmave në enklavën palestineze, duke e thelluar krizën humanitare në territorin e shkatërruar nga lufta. Banorët e Gazës vijojnë të përballen me mungesa të thella të ushqimit, ujit të pijshëm dhe furnizimeve mjekësore, ndërsa organizatat humanitare paralajmërojnë për përkeqësim të situatës nëse qasja në ndihma nuk rritet urgjentisht.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme