Kronika 29 Gusht 2024, 11:17 Nga VNA

Qeveria dhe KURUM përgjegjëse për skandalin e mbetjeve- sa rëndësi i kanë dhënë partitë dhe eksponentët e opozitës në akuzat e tyre?

Ndaje në Whatsapp
Qeveria dhe KURUM përgjegjëse për skandalin e mbetjeve- sa

Skandali i transportit të mbetjeve toksike për shumë ditë ishte objekt raportimi dhe vëzhgimi vetëm në disa portale të vogla. Kur zhurma nisi të bëhej shurdhuese me radhë nisën të reagojnë faktorët dhe aktorët politikë. Pa llogaritur qeverinë që me zëdhënësit dhe propagandën e saj është munduar të largojë përgjegjësinë nga vetja dhe të fajësojë KURUM-in, opozita njëjtë është munduar të gjejë përgjegjësinë tek qeveria pa përmendur KURUM-in.

Qeveria në të gjithë reagimet e saj ka treguar me gisht KURUM-in si përgjegjëse a thua se kjo kompani ka vepruar në ajër dhe jo në një shtet që ka për detyrë ligjore të mbikqyrë dhe të kontrollojë mbetjet, sidomos ato toksiket. Askush nuk di të thotë as nëse ka ky shtet iventar për mbetjet që prodhon KURUM? A mban shënim sa prodhohen, ku depozitohen dhe si transportohen?

Sali Berisha- akuzon Doganën, Portin e Durrësit, Ministrinë e Mjedisit, asnjë fjalë për KURUM.

Ilir Meta- ka zbuluar se ky skandal ka ndodhur që kur ka qenë ai kryetar parlanenti. Asnjë fjalë për kompaninë prodhuese.

Gazment Bardhi- kërkon përgjegjësinë tek strukturat shtetërore. Asnjë fjalë për kompaninë prodhuese.

Jorida Tabaku ngre pikëpyetje dhe kërkon përgjigje nga institucionet përgjegjëse

Lulzim Basha- asnjë fjalë për skandalin, as ai as grupimi që përfaqëson.

Erion Braçe paradite kërkon përgjegjësinë tek KURUM, pasdite asnjë fjalë për përgjegjësinë e qeverisë.

Adriatik Lapaj me partinë e re asnjë reagim për mbetjet dhe transportin.

Agron Shehaj me lëvizjen e re një postim me lejen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për kompaninë Sokolaj.

Nisma “Thurrje” asnjë reagim.

Arlind Qorri i lëvizjes “Bashkë” ka reaguar në Facebook kundër ligjit për mbetjet ( importin ). Përmend dhe skandalin e mbetjeve por jo kompaninë prodhuese.

Që mos të flasim për organizatat e mbrojtjes së mjedisit apo aktivistët e shoqërisë civile që me përjashtime të rralla nuk e kanë prekur thuajse aspak këtë temë të nxehtë.

Fakt është që mbetjet toksike janë të prodhurata nga KURUM dhe bashkë me kompaninë prodhuese, përgjegjësia për transportin dhe eksportin e tyre është e institucioneve shtetërore.

Me përgjegjësi që nis nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Porti i Durrësit. Të gjitha këto hallka bashkë me kompaninë KURUM janë të përfshira në këtë skandal. Kush më shumë e kush më pak, këtë e përcaktojnë prokurorët që po hetojnë çështjen. Çdo faktor apo aktor politik në opozitë që merr në mbrojtje apo amniston një nga hallkat përgjegjëse nuk i shërben zbardhjes së këtij skandali.

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme