Kronika 30 August 2024, 10:00 Nga VNA

Ku ndodhen aktualisht anijet me mbetje të dyshuara toksike? Çfarë pritet të ndodhë me to ndërsa qeveria deklaron se nuk do ti pranojë në në Portin e Durrësit

Ndaje në Whatsapp

Kontejnerët që dyshohet të kenë mbetje toksike të kompanisë Kurum që u eksportuan nga Porti I Durrësit drejt Tajlandës nga kompania Sokolaj shpk janë në rrugën e kthimit drejt Shqipërisë.

Për shkak të alarmit të ngritur nga BAN, se

mbetjet ka dyshime të jenë toksike (ndërkohë që janë eksportuar pa patur miratimin e shtetit pritës) është vendosur nga autoritetet kthimi I tyre në vendin e eksportit, pra për në Portin e Durrësit.

102 kontejnerët janë ngarkuar në MSC Maria Saveria me flamur panamez.

Anija është nisur nga Singapori dhe ndodhet në Afrikën Lindore.

Referuar të dhënave të faqes https://www.marinetraffic.com, parashikohet që anija në mesin e shtatorit të mbërrijë në Abu Kir në Egjipt, ndërsa në Portin e Durrësit në fund të shtatorit. Për shkak të hetimeve që po kryen prokuroria e Durrës për akuzat e shpërdorimit të detyrë dhe trasportit të mbetjeve të rrezikshme, ngarkesa do të sekuestrohet në Port dhe do t’I bëhen analizat përkatëse.

Në kuadër të hetimeve prokuroria ka sekuestruar dokumentat pranë Kompanisë Kurum, kompanisë Sokolaj dhe një sërë institucionesh shtetërore.Gjovana Sokolaj e kompanisë Sokolaj shpk, ka deklaruar se ka blerë 2800 tonë oksid hekuri pranë Kurum për shumën e 41 mijë eurove dhe ia ka shitur një tjetër kompanie që zotëron po ajo DS MINERALS Doo e regjistruar në Kroaci për shumën e 141 mijë eurove.

Skandali I trasportit të mbetjeve të dyshuara toksike ka krijuar edhe përplasje mes institucioneve, të cilat ia kanë hedhur topin e fajësisë, ndërsa zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro kanë deklaruar se Shqipëria nuk do ti pranojë kontejnerët të kthehen mbrapsht.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme