Kronika 29 August 2024, 22:58 Nga VNA

Drejtuesi i motorit përplas 20-vjeçaren dhe të miturën në Vlorë, të tre përfundojnë në spital

Ndaje në Whatsapp
Drejtuesi i motorit përplas 20-vjeçaren dhe të miturën

Drejtuesi i një motori në Vlorë ka përplasur një 20-vjeçare dhe një të mitur, 10-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Vlorë-Skelë, ndërsa dy të lënduarit ishin duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi përplasja.

Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur 27-vjeçari që drejtonte motorin dhe të tre janë transportuar për në spital me ambulancë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetaset së bashku me drejtuesin e motomjetit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme