Gjykata e Lartë ka prishur vendimin ndaj ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, i cili më herët ishte dënuar për mosdeklarim pasurie.
Ish-gjyqtari i shkallës së dytë të vettingut kishte bërë rekurs në Gjykatën Supreme dhe këtë të enjte vendimet e fajësisë ndaj tij janë zhbërë.
Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Lartë ka urdhëruar pushimin e saj.
Ardian Hajdari ishte kallëzuar nga prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar nga procesi i vettingut.






















