Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje në vendin e quajtur “Nisharak”.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, ku shtetasi Enton Nushi, 48 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin Armand Minollai, 55 vjeç, pas një konflikti mes tyre.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe po vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.






















