Kronika 20 May 2026, 12:50 Nga VNA

“Veliaj”, Kushtetuesja pa vendim për masën e sigurisë

Ndaje në Whatsapp
“Veliaj”, Kushtetuesja pa vendim për masën e sigurisë

Gjykata Kushtetuese nuk mundi të dalë me një vendim lidhur me kërkesën e Erion Veliajt kundër masës së sigurisë “arrest me burg”. Tetë gjyqtarët kushtetues e shqyrtuan kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në seancë mbi bazë dokumentash, pa praninë e palëve.

Pas më shumë se dy orësh shqyrtim, Kushtetuesja njoftoi se e përfundoi seancën, por deklaroi se nuk do të shpallë vendim ditën e sotme.

Erion Veliaj kërkon shpalljen si antikushtetues të vendimeve të GJKKO, Apelit të GJKKO dhe Gjykatës së Lartë që ka caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg. Ai ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025 dhe aktualisht po gjykohet për 13 akuza penale.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme