Kronika 19 May 2026, 18:35 Nga VNA

“Mam, bab, nuk ju kam koritur”/ Letra rrëqethëse e Xhuana Nikollit para tragjedisë, motra zbulon dhunën nga ish-bashkëshorti në arrati

Ndaje në Whatsapp
“Mam, bab, nuk ju kam koritur”/ Letra rrëqethëse e Xhuana

Tragjedia e Xhuana Nikolli ka tronditur opinionin publik, ndërsa detaje rrëqethëse janë zbuluar nga familjarët e saj në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala në  News24. 25-vjeçarja i dha fund jetës më 10 mars 2026 në Tiranë, pasi konsumoi fotoksinë në apartamentin me qira ku jetonte prej muajsh. Sipas familjarëve, vendimi fatal erdhi pas dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe fizike që ajo kishte përjetuar nga ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi, i cili rezulton ende në arrati.

Në një rrëfim prekës, motra e saj Marjana Kalaj tregoi se Xhuana kishte vite që njihte Eraldon. Ata ishin lidhur që në bankat e shkollës dhe historia e tyre e dashurisë kishte kulmuar me martesë në vitin 2025. Por sipas familjes, pas martesës gjithçka ndryshoi.

Marjana rrëfen se Eraldo u bë agresiv, kontrollues dhe ushtronte presion të vazhdueshëm ndaj Xhuanës. Ajo tregon se motra e saj përjetonte dhunë psikologjike, ofendime dhe xhelozi të tepruar, ndërsa problemet u rënduan edhe nga konfliktet familjare dhe jeta e natës që bënte ish-bashkëshorti.

Për t’i shpëtuar situatës, Xhuana ishte zhvendosur në Tiranë me shpresën për të nisur një jetë të re dhe për t’u fokusuar në profesionin e saj si juriste dhe notere. Fillimisht ajo jetoi te motra e saj dhe më pas mori një apartament me qira bashkë me një shoqe.

Por sipas familjarëve, Eraldo nuk e la asnjëherë të qetë.

“U bë shumë agresiv. Nuk reshti së ndjekuri motrën time. Natën e fundit ushtroi dhunë barbare ndaj saj”, tregoi Marjana.

Sipas saj, natën tragjike Xhuana dhe Eraldo kishin qenë bashkë në apartament për t’u sqaruar, por debati përfundoi në dhunë fizike. Shenjat në fytyrë dhe trup, si edhe xhupi i grisur i 25-vjeçares, sipas familjes dhe ekspertizës mjeko-ligjore, dëshmojnë për përleshjen mes tyre.

Detaji më i dhimbshëm mbetet letra që Xhuana la për prindërit para aktit fatal.

“Mam, bab, nuk ju kam koritur. Nuk kam bërë asgjë për ta merituar këtë. Ai më ka rrahur saqë nuk e duroj dot më këtë lloj dhune. Ju dua shumë, mos qani.”

Familjarët thonë se përmes këtyre fjalëve, Xhuana donte t’u tregonte prindërve se nuk kishte asnjë faj dhe se kishte duruar në heshtje dhunën që po jetonte.

Motra e saj rrëfen se edhe pas ndarjes, Xhuana vazhdonte ta donte Eraldon dhe besonte se ai mund të ndryshonte. Por shpresa për të shpëtuar marrëdhënien, sipas saj, u kthye në një makth që përfundoi tragjikisht.

Ngjarja vijon të hetohet nga autoritetet, ndërsa familjarët kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren, duke insistuar se ajo ishte viktimë e një historie të gjatë dhune dhe terrori psikologjik.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme