Kronika 20 May 2026, 14:03 Nga VNA

Ekzekutimi i Hekuran Billës, Apeli prish vendimin që pushoi çështjen për autorët e dyshuar. Anët e errëta të hetimit

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-20 at 6.09.41 PM.jpeg

Hetimet për të hedhur dritë mbi vrasjen e Hekuran Billës, nuk konsiderohen të mbyllura, për shkak se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur ta kthejë cështjen për rigjykim në shkallë të parë, por me tjetër trupe gjykuese. 

Përmes një vendimi të firmosur me datë 22.04.2026, shkalla e dytë e gjyqësorit ka konstatuar shkelje në vendimin e gjykatës së Tiranës, që pranoi kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve për dy personat e dyshuar si autorë të krimit të rëndë, Viktor Marku dhe nipi i tij, Sebastian Mali. 

Atentati mafioz 

Hekuran Billa, 40 vjec, i cili sapo ishte liruar me kusht nga burgu, u qëllua për vdekje mbrëmjen e 11 qershorit 2020, afër një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit, teksa lëvizte me makinën e tij tip “BMË” X6, ngjyrë të bardhë. 

Billa kishte shkuar në zonën për të marrë motrën e tij, e cila kishte në pronësi një dyqan këpucësh, kur automjeti i tij u zu në pritë nga breshëria e plumbave.

Policia gjeti në vendngjarje, 30 gëzhoja, ku 11 plumba, dy në kokë dhe një në trup, i morën jetën menjëherë Hekuran Billës.

Nga hetimet rezultoi se para se të vritej ai kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika, ku kishte planifikuar të hapte në Tiranë edhe një biznes të makinave më qira. 

Si të dyshuar për krimin u arrestuan Viktor Marku dhe nipi i tij Sebastian Mali si dhe Adjola Lakra, kjo e fundit ishte e dashura e Billës, e cila dyshohej se ishte përdorur si karrem për ta nxjerrë në pritë. 

Viktor Marku është vëllai i Prelë Markut që u vra në Britaninë e Madhe në 2006 dhe si autor ishte dënuar Hekuran Billa, që më vonë u lirua me kusht nga Gjykata e Krujës. 

Motivi i vrasjes

Prokuroria dyshonte se Hekuran Billa u ekzekutua për motive gjakmarrje. 40-vjecari që mbante dhe emrin e ndryshuar Herald Bilali, ishte dënuar për vrasjen e Prelë Markut dhe plagosjen e 3 personave të tjerë, me 14 tetor 2006, ngjarje kjo e ndodhur në “Park Royal”, në një bar në Londër. 

Për këtë ngjarje, në 2008 Billa u shpall fajtor nga Gjykata e Kurorës Snaresbook në Britaninë e Madhe, me akuzën e vrasjes së 22-vjeçarit Prelë Marku, “Vrasje e mbetur në tentativë” dy herë si dhe “Plagosje me dashje”, ku për këto akuza u dënua me burgim të përjetshëm. Detajet e krimit u konfirmuan edhe përmes një shkrese që oficeri i kontaktit në Mbretërinë e Bashkuar iu përcolli autoriteteve shqiptare.

“Më datë 14.10.2006 është vrarë Prelë Marku dhe janë plagosur Petrit Brahoj dhe Agron Gjoni, ndërsa Musa Rrahmani u hodh nga dritarja për t’i shpëtuar plumbave. 

Për këtë arsye Hekuran Billa u dënua me burgim të përjetshëm më datën 15.10.2008 nga Gjykata e Snaresbrook. Ky shtetas është arrestuar në Danimarkë më datë 02.09.2007 dhe është ekstraduar në Angli më datë 14.11.2007, ku ka rezultuar se Hekuran Billa alias Herald Bilali është gjetur fajtor për një vrasje të ndodhur të ndodhur mes dy bandash shqiptarësh dhe kosovarësh që vodhën njëhësorët e parkimit. Vjedhja nga këto dy banda ishte rreth 1. 2 milion paund në një vit””, thuhet në dosje.

Kërkesa për pushim hetimesh

Pas më shumë se një viti hetime, prokuroria kërkoi pushimin e cështjes penale ndaj Viktor Markut e nipit të tij Sebastian Mali, si dhe Adjola Lakrës për mungesë provash. Pjesa më e errët e hetimeve lidhej me faktin se kishte dyshime të forta se Billa mund të ishte tradhtuar nga brenda strukturave ligjzbatuese shtetërore, kjo për shkak se 8 oficerë policie si dhe dy zyrtarë të Shërbimit sekret kishin hyrë në sistemin TIMS duke parë lëvizjet e Hekuran Billës. Prokuroria nuk hetoi asnjëherë nëse mes këtyre zyrtarëve dhe të dyshuarve për vrasjen kishte ose jo lidhje apo njohje mes tyre. Gjykata e Tiranës e pranoi kërkesën dhe pushoi akuzat penale ndaj të dyshuarve. Por Apeli ka vendosur ta rikthejë cështjen për rigjykim. Këtë herë me tjetër trupë gjykuese. A do detyrohet prokuroria të ricelë është njëherë hetimet për ekzekutimin mazioz të Hekuran Billës?

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme