Kronika 21 May 2026, 08:33 Nga VNA

“Arrest me burg” për Zamir Skënderin, plagosi me armë efektivin Arsen Toska

Ndaje në Whatsapp
“Arrest me burg” për Zamir Skënderin, plagosi me armë

Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar këtë të enjte masën e sigurisë “arrest me burg” për Zamir Skënderin, autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të efektivit të policisë Arsen Toska, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 18 majit.

45-vjeçari, banues në Kuçovë, mbërriti në ambientet e Gjykatës së Beratit nën masa të rrepta sigurie, ndërsa seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura.

Prokurorja e çështjes, Marilda Frashëri, pasi paraqiti rrethanat e ngjarjes para gjykatës, kërkoi cilësimin të ligjshëm të arrestimit të Zamir Skënderit dhe caktimin ndaj tij të masës “arrest me burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i Skënderit argumentoi se ngjarja ka ndodhur në një gjendje të rënduar psikologjike të autorit, i cili sipas tij ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Vetë 45-vjeçari ka shprehur pendesë për ngjarjen, duke deklaruar se nuk mban mend se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur.

 


Në përfundim, gjyqtarja Elkida Olldashi vendosi cilësimin të ligjshëm të arrestimit të Zamir Skënderit dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme