Kronika 28 July 2025, 19:31 Nga VNA

GJKKO çon në gjyq Shullazin, Astrit Avdylin dhe 12 të tjerë

Ndaje në Whatsapp
GJKKO çon në gjyq Shullazin, Astrit Avdylin dhe 12 të

GJKKO ka vendosur dërgimin në gjyq të një çështjeje të rëndë penale që përfshin emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri.

Vendimi është marrë në seancën paraprake të kësaj të hëne nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen 14 persona, mes tyre Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laçi, Leonard Duka, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Xhelil Rraja dhe Miri Bruli. Ata akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, që përfshijnë:

Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje (neni 80 i Kodit Penal),

Pjesëmarrje dhe drejtim në grup të strukturuar kriminal (neni 333/a),

Kryerje veprash penale nga organizata kriminale (neni 334),

Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve,

Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve,

Largim nga vendqëndrimi i të dënuarve, si dhe

Futje ose mbajtje e sendeve të ndaluara në burgje.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, shumë prej veprave penale janë kryer në bashkëpunim të veçantë si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, dhe në disa raste objektivi ka qenë eliminimi fizik i shtetasve të caktuar, mes tyre D.B., V.B., P.Gj., E.M., E.G., A.G. dhe të tjerë.

Në veçanti, emra të njohur si Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli akuzohen për organizim të sulmeve dhe për mbajtje të sendeve të ndaluara brenda ambienteve të burgjeve, ndërsa Leonard Duka dhe Gjergji Cukali akuzohen për drejtim të grupeve kriminale dhe përgatitje për vrasje.

Gjykata urdhëroi formimin e fashikullit të gjykimit dhe depozitimin e tij brenda dhjetë ditëve në sekretarinë e saj. Vendimi nuk është i ankimueshëm.

 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme