Kronika 28 July 2025, 09:28 Nga VNA

Gruaja 52-vjeçare humb jetën nga zjarri në banesë në Pogradec

Ndaje në Whatsapp
Gruaja 52-vjeçare humb jetën nga zjarri në banesë në

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Pogradec, ku një grua 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ra në banesën e saj. Burime nga policia bënë me dije se rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të qytetit, në banesën e shtetases Kozeta Teço ka rënë zjarr dhe, si pasojë e asfiksimit nga tymi, 52-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje. Kozeta Teço, sipas policisë, jetonte e vetme dhe ndodhej në kushte të vështira ekonomike. Për t’u kujdesur financiarisht, e ndihmonte e motra.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme