Kronika 27 July 2025, 10:45 Nga VNA

Ish-shefi i qarkullimit në Vlorë godet me grushte kamarierin se i çoi një shishe ujë më tepër në tavolinë

Ndaje në Whatsapp
Ish-shefi i qarkullimit në Vlorë godet me grushte kamarierin se i

Një incident është regjistruar në një hotel në zonën e Skelës, në qytetin e Vlorës, ku ish-shefi i qarkullimit rrugor, Ardian Isufi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një kamarieri.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pasi kamarieri i kishte sjellë një shishe ujë më shumë në tavolinë. Ky veprim ka sjellë reagimin e dhunshëm të Isufit, i cili e ka goditur kamarierin me grushta.

Në një video të siguruar nga VNA, Ardian Isufi shfaqet i shoqëruar nga Leart Bino, një person me precedentë penalë.

Pasi goditi kamarierin, nënkomisari Ardian Isufi është rrahur nga pronari i hotelit Vasil Bedinaj. Isufaj ndodhet në spital, ndërsa u pezullua nga detyra.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme