
Gjenerali shqiptar që shërbeu në ushtrinë kroate, Rahim Ademi, ka reaguar pas vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiç, duke deklaruar se ai nuk tregoi aftësi ushtarake në fushën e betejës.
“Mund të them se ai nuk ishte fare ushtar. Ai kurrë nuk i tregoi aftësitë e tij ushtarake në luftë. Tregoi ‘guxim’ vetëm ndaj civilëve të pafajshëm, duke vrarë civilë dhe njerëz që ishin të paarmatosur”, u shpreh Ademi në një intervistë për mediat kroate.
Ademi dhe njësitë nën komandën e tij ishin përballur me forcat serbe të drejtuara nga Mlladiç pranë Shibenikut, në Kroaci, në shtator të vitit 1991.
Duke kujtuar atë periudhë, gjenerali shqiptar e lidhi vlerësimin e tij për Mlladiçin me rolin që ish-komandanti serb pati gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.






















