Lifestyle 3 October 2026, 16:28 Nga VNA

Flokët e thinjura për gratë. Pse po rikthehet tendenca dhe çfarë fshihet pas yjeve te Hollywood-it që nuk i lyejnë më flokët

Ndaje në Whatsapp
Flokët e thinjura për gratë. Pse po rikthehet tendenca dhe

Në Hollywood, flokët gri po kthehen në trend. Në një intervistë pune, mund të të kushtojnë vendin.

Olivia Colman është vetëm emri më i fundit mes grave të famshme që kanë hequr dorë nga boja dhe po shfaqin hapur thinjat. Andie MacDowell dhe Lisa Bonet e kanë bërë prej kohësh, ndërsa industria e modës po e shet gjithnjë e më shumë grinë si simbol elegance, sigurie dhe stili.

Por ekziston një paradoks: ajo që te një yll konsiderohet guxim dhe elegancë, te një grua që kërkon punë mund të lexohet thjesht si moshë.

Dhe të dhënat sugjerojnë se për gratë ky paragjykim nis shumë më herët sesa mund të mendohet.

Këtë javë, 52-vjeçarja Olivia Colman u shfaq në Festivalin e Filmit në Zyrih me një pamje krejt të re. Flokët e saj të shkurtër dhe të errët ishin zëvendësuar nga flokë të gjatë, kaçurrelë dhe gri, të hedhur në njërën anë. Në rrjetet sociale ndryshimi u prit me entuziazëm, ndërsa Vogue e cilësoi aktoren si një “muzë të flokëve të argjendtë”.

Colman i bashkohet kështu aktoreve si Andie MacDowell dhe Lisa Bonet, të cilat prej kohësh kanë përqafuar flokët gri ose krejtësisht të bardhë.

Por jashtë Hollywood-it, të heqësh dorë nga boja nuk është gjithmonë një vendim kaq i thjeshtë.

“Ta përqafosh me krenari thinjjen është një privilegj”, thotë Stacey Duguid, ish-redaktore mode. Në qershor, ajo filloi të tregonte publikisht vështirësitë për të gjetur punë në moshën 52-vjeçare, pavarësisht përvojës së gjatë profesionale. Pas rrëfimit të saj, mori mijëra mesazhe nga gra të moshës së mesme që përballeshin me të njëjtin problem.

Sipas saj, gratë që kërkojnë të rikthehen në tregun e punës shpesh druhen t’i lënë flokët të thinjen. “Për ta bërë këtë, me shumë gjasa duhet të jesh tashmë në një pozicion të lartë. Si prind i vetëm, e papunë dhe pa para, për mua nuk ishte një mundësi”, thotë Duguid.

Mesatarisht, flokët gri fillojnë të shfaqen rreth mesit të të 30-ave te njerëzit e bardhë dhe aziatikë dhe rreth mesit të të 40-ave te njerëzit me ngjyrë.

Edhe Louise Chunn, ish-redaktore dhe themeluese e platformës Welldoing, e ka përjetuar këtë dilemë. Ajo ndaloi së lyeri flokët kur u bë drejtuese e revistës InStyle në Britani. Në atë moment nuk shqetësohej për mënyrën se si flokët gri mund të perceptoheshin nga drejtuesit e saj. Por në të 50-at nisi t’i lyente përsëri, sepse mendonte se e bënin të dukej më e madhe në moshë. Vetëm në të 60-at vendosi ta braktiste përfundimisht bojën.

Edhe pamja e re e Olivia Colman nuk është thjesht rezultat i lënies së flokëve natyralë. Stilistja londineze Inanch Emir përdori extensions në katër nuanca gri, duke ruajtur ngjyrën natyrale të aktores, por duke shtuar gjatësi dhe volum.

Duguid e quan rezultatin “spektakolar”, por vëren se ai ruan shumë prej tipareve që tradicionalisht lidhen me flokët e një gruaje më të re. Sipas saj, është një version pothuajse i idealizuar i flokëve gri.

Edhe procesi i kalimit nga flokët e lyer te ngjyra natyrale mund të jetë i gjatë. Sarah Bower, specialiste e ngjyrave në sallonin Larry King në Londër, thotë se shqetësimi kryesor i klienteve është nëse thinjat do t’i bëjnë të duken më të moshuara. Kalimi i plotë drejt flokëve natyralë gri mund të zgjasë deri në tre vjet.

Pas këtij shqetësimi estetik qëndron edhe një problem real në tregun e punës.

Një studim i Centre for Ageing Better ka gjetur se, mesatarisht, aplikantët fillojnë të perceptohen si më pak të dëshirueshëm nga rekrutuesit rreth moshës 55-vjeçare.

Ndërsa kërkimet e profesorit të ekonomisë Ian Burn, nga Universiteti i Liverpool-it, tregojnë se diskriminimi për shkak të moshës prek gratë më herët se burrat. Sipas studimit të tij, pas moshës 40-vjeçare mundësitë e një gruaje për t’u thirrur në intervistë fillojnë të bien, ndërsa te burrat kjo rënie shfaqet në të 50-at.

Moda, të paktën, po përpiqet ta sfidojë këtë standard. Në janar, modelja 50-vjeçare Stephanie Cavalli, me flokë të ndërthurur me thinja, hapi sfilatën couture të Chanel. Ndërsa Evelyn Effrim-Botchey, 59 vjeç, e cila ishte larguar nga modelingu që në fund të të 20-ave pasi ofertat për punë filluan të pakësoheshin, ka treguar se pikërisht flokët e saj tashmë të thinjur e kanë ndihmuar në rikthimin në industri.

Kështu, ndërsa në tapetin e kuq flokët gri po shndërrohen në një deklaratë mode, për shumë gra dilema mbetet shumë më konkrete: të mos i lyesh më flokët mund të jetë çliruese, por në një treg pune ku mosha vazhdon të paragjykohet, thinjat mund të kenë ende një çmim.

Video

Bota në një minutë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë. Ajo po hetohet si pjesë e dyshuar e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme