Teknologji 2 Qershor 2025, 07:59 Nga VNA

Era e VPN-ve në Shqipëri: Si po "dështon" ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

Ndaje në Whatsapp
Era e VPN-ve në Shqipëri: Si po "dështon" ndalimi i

Pavarësisht përpjekjeve për bllokimin e platformës, TikTok mbetet jashtëzakonisht i popullarizuar në Shqipëri. Sipas të dhënave të kompanisë mëmë ByteDance, në fund të vitit 2024, aplikacioni kishte 1.53 milionë përdorues mbi moshën 18 vjeç në një vend me një popullsi prej 2.4 milionë banorësh.

Analiza të fundit tregojnë se ndalimi ka pasur ndikim minimal në përdorimin e platformës. Sipas një raporti të Pikasa Analytics, vetëm një rënie prej 3.3% e postimeve është vërejtur pas ndalimit, ndërsa shikimet e videove janë rritur me 14% krahasuar me javën para ndalimit.

Pas ndalimit të TikTok, përdorimi i VPN-ve në Shqipëri ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme.

Sipas ProtonVPN, përdorimi i shërbimit të tyre është rritur me 1200% në ditën e parë të ndalimit, dhe kjo tendencë vazhdon të rritet. Aktualisht në Shqipëri, në Appstore, VPN-të janë aplikacioni i tretë më i shkarkuar i muajit të fundit, pas ChatGPT dhe Temu.

Keishlili, një nga influencueset më të njohura në TikTok në Shqipëri, ka ruajtur një aktivitet të qëndrueshëm në platformë. Me mbi 134,000 ndjekës dhe një normë angazhimi prej 5.80%, vazhdon të tërheqë një audiencë të gjerë.

Postimet e saj arrijnë mesatarisht 101,200 shikime dhe 4,700 pëlqime, duke treguar një interes të vazhdueshëm nga ndjekësit e saj, pavarësisht ndalimit.

Një tjetër krijuese përmbajtjeje e njohur është Hatixhe Brika, e njohur si Hati, e cila ka parë një rritje të numrit të ndjekësve të saj me 30% nga fillimi i vitit deri më tani. Ajo ka arritur 512.5 mijë ndjekës momentalisht dhe ka një numër pëlqimesh në total prej 32 milionë që nga nisja e përdorimit të platformës.

Por çfarë tregon kjo?

Sipas ekspertit të teknologjisë, Tomi Kallanxhi, ndalimi i TikTok në Shqipëri ka treguar se në epokën dixhitale, përpjekjet për të kufizuar aksesin në platforma të njohura mund të jenë joefektive dhe të sjellin pasoja të paparashikuara.

“Rritja e përdorimit të VPN-ve dhe vazhdimi i përdorimit të TikTok sugjerojnë se qytetarët janë të gatshëm të gjejnë mënyra për të anashkaluar kufizimet,” thotë ai.

Kallanxhi thekson se për shumë përdorues, ndalimi u bë një nxitje për të mësuar teknologji të reja. “Ka raste kur përdoruesit, duke kërkuar mënyra për të rikthyer aksesin në TikTok, mësuan të përdornin VPN, të ndryshonin parametrat e rrjetit apo të instalonin aplikacione të tjera mbrojtëse. Kjo në vetvete është një formë edukimi dixhital.”

Sipas tij, suksesi i TikTok lidhet me faktin që algoritmi i platformës është jashtëzakonisht tërheqës dhe arrin të kuptojë dhe të shërbejë përmbajtje sipas preferencave të secilit përdorues në mënyrë pothuajse perfekte.

Kjo është arsyeja pse TikTok po e zëvendëson gjithnjë e më shumë YouTube për brezin Z.

“Sot, rreth 67% e të rinjve të kësaj moshe në Shqipëri e përdorin më shumë TikTok sesa YouTube,” vëren Kallanxhi.

“Unë nuk e shoh këtë fenomen si një shqetësim, por si një përparësi,” shton ai. “Është një mundësi për të kuptuar se ku shkon vëmendja e brezit të ri dhe si mund të kanalizohet ajo drejt përmbajtjes cilësore, në vend që të luftojmë me ndalime teknike që nuk funksionojnë.”

Pse TikTok mbetet kaq i përdorur?

Përgjigjja është e thjeshtë: TikTok nuk është thjesht një aplikacion për video të shkurtra. Ai është bërë një platformë argëtimi, informimi, tregtie dhe madje edhe aktivizmi. Algoritmi i personalizuar, shpejtësia në përhapjen e përmbajtjes dhe mundësia për të arritur audienca të gjera e bëjnë atë një mjet të fuqishëm.

Në Shqipëri, TikTok është kthyer në një dritare të rëndësishme për influencuesit, artistët, bizneset e vogla dhe opozitën politike. Kjo e fundit ka shprehur publikisht pakënaqësinë ndaj vendimit, duke e cilësuar si një akt të motivuar politik për të kufizuar zërat kundër qeverisë, sidomos në prag zgjedhjesh./monitor

Video

Zjarr në pyjet mbi fshatin Miras, Devoll Një vatër zjarri është aktivizuar sot në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Miras, në bashkinë Devoll. Sipas informacioneve, në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse, 10 efektivë zjarrfikës si dhe rreth 20 punonjës nga Drejtoria e Shërbimeve dhe sektori i pyjeve. Banorë të zonës i janë bashkuar gjithashtu përpjekjeve për fikjen e zjarrit, i cili deri tani ka përfshirë rreth 5 hektarë me pisha të zeza dhe dushqe të llojit qar. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur po e vështirësojnë ndërhyrjen, ndërsa flakët po përhapen për shkak të erës së fortë. Fshati më i afërt me zonën e prekur është Sinica, i cili sipas autoriteteve nuk paraqet rrezik të menjëhershëm, por do të mbahet nën monitorim në rast se zjarri merr përmasa më të mëdha.

?Dhjetëra anije dhe mijëra aktivistë po përgatiten të nisen drejt Gazës midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit, pjesë e iniciativës së shoqërisë civile Global Sumud Flotilla. ?Qëllimi i tyre është të dërgojnë ndihma humanitare dhe të ushtrojnë presion mbi komunitetin ndërkombëtar për të ndërhyrë ndaj situatës së rëndë në zonë. ✍️Datat dhe portet e nisjes janë të ndryshme: më 31 gusht flota e parë do të niset nga Spanja dhe nga Genova, ndërsa më 4 shtator pjesa tjetër do të niset nga Sicilia, Tunizia dhe Greqia. Të gjitha anijet do të nisen drejt Gazës, duke mbledhur përfaqësues nga shumë vende të botës. https://www.vna.al/bota/flota-global-sumud-drejt-gazes-aktiviste-nga-italia-spanja-tunizia-dhe-greq-i13740

Të shtëna me armë në një shkollë katolike në SHBA, dyshohet se ka disa viktima Të paktën 10 persona janë qëlluar dhe dyshohet se disa prej tyre kanë humbur jetën, pas disa të shtënash me armë zjarri në një shkollë katolike në Minneapolis, Minesota të SHBA-së. Raportet e mediave lokale thonë se dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur rëndë, ndërsa dyshohet se një bombë, mund të jetë vendosur brenda ndërtesës. Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës kur policia u thirr për raportime për të shtëna në kishë. Dëshmitarët përshkruan një burrë të veshur me të zeza dhe që mbante një pushkë gjahu. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha në një postim se incidenti ndodhi në shkollë, ndërsa mbërriti menjëherë në vendngjarje.

? HISTORI NGA HAPËSIRA! SpaceX sapo shkroi historinë me fluturimin e 10-të provë të Starship ?. Pas disa dështimesh të mëparshme, anija gjigante e Elon Musk u ngrit nga Starbase, Teksas dhe, pas 66 minutash në hapësirë, realizoi një ulje të kontrolluar në Oqeanin Indian ??. Shiko videon e uljes mbresëlënëse dhe mëso pse ky sukses po cilësohet si pikë kthese për eksplorimin hapësinor! ?✨ https://vna.al/teknologji/starship-i-spacex-shenon-sukses-historik-ne-fluturimin-e-10-te-prove--i13734

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme