Teknologji 16 May 2025, 09:09 Nga VNA

“Asnjë vendim pa ChatGPT”: Si studentët po e kthejnë inteligjencën artificiale në udhërrëfyes jetësor

Ndaje në Whatsapp
“Asnjë vendim pa ChatGPT”: Si studentët po e kthejnë

Disa e shohin si një mjet pune, të tjerë si një këshilltar personal apo jetësor. Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka ndarë së fundmi vëzhgimet e tij mbi mënyrën se si gjenerata të ndryshme e përdorin ChatGPT-në, gjatë ngjarjes “AI Ascent” të mbajtur në Shtetet e Bashkuara.

“Është një përgjithësim i përafërt, por le të themi se njerëzit më të moshuar e përdorin ChatGPT si zëvendësues për Google-in,” deklaroi Altman.

Sipas tij, përdoruesit në të njëzetat dhe të tridhjetat e jetës shpesh i drejtohen këtij modeli si një këshilltar për vendime të përditshme, ndërsa studentët – veçanërisht ata të gjeneratës Z – e trajtojnë ChatGPT-në si një sistem operativ të personalizuar.

“Ata vërtet e përdorin si një sistem operativ,” shpjegoi Altman për Business Insider. “Kanë mënyra të ndërlikuara se si e konfigurojnë atë për t’u lidhur me dokumente të ndryshme dhe mbajnë mend në kokë apo diku tjetër pyetje komplekse që i përdorin rregullisht.”

Më tej, kreu i OpenAI theksoi se disa studentë e kanë integruar aq shumë në jetën e tyre, sa që nuk marrin vendime të rëndësishme pa e pyetur më parë ChatGPT-në. “Ai ka kontekst të plotë për çdo person në jetën e tyre dhe për çfarë kanë biseduar,” shtoi ai.

OpenAI njoftoi në muajin shkurt se studentët në SHBA përbëjnë grupin më të madh të përdoruesve të ChatGPT-së. Këtë e konfirmon edhe një studim i Pew Research Center i publikuar në janar 2024, i cili tregon se 26 për qind e adoleshentëve amerikanë të moshës 13 deri në 17 vjeç e kishin përdorur ChatGPT për detyrat shkollore – një rritje e ndjeshme krahasuar me 13 për qind në vitin 2023.

Në të njëjtën ngjarje, Altman pohoi gjithashtu se ChatGPT shkruan një pjesë të madhe të kodit të vetë kompanisë OpenAI, megjithëse nuk dha një përqindje të saktë. Kjo tregon se edhe inxhinierët e kompanisë që krijoi ChatGPT-në, e përdorin atë si ndihmës në punën e tyre të përditshme në programim, njësoj si miliona zhvillues të tjerë në mbarë botën.

Video

Sa të mbyllim dialogun me studentët do ulemi edhe me ata të IMT

I riu flet për dhunën e ushtruar nga njerëz me maska

Pas sherrit me Flamur Nokën, Taulant Balla shfaqet me gishtin e fashuar

Këshillë për Braçen: Meqë ke kaq shumë klikime, monetizoje Facebook-un, por na e kurse moralin.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme