Teknologji 21 January 2025, 16:36 Nga VNA

Ekspert i inteligjencës artificiale: Profesioni më i kërkuar në 2025

Ndaje në Whatsapp
Ekspert i inteligjencës artificiale: Profesioni më i kërkuar

  • Zgjerimi i inteligjencës artificiale ka prodhuar profesionin e ekspertit të inteligjencës artificiale ndër më të kërkuarit dhe më fitimprurësit në Bashkimin Evropian në vitin 2025.

Inteligjenca artificiale do të mbetet trend në vitin 2025 dhe revolucioni teknologjik do të eliminojë disa vende të vjetra pune, por do të krijojë edhe të reja, vlerësojnë ekspertët e tregut të punës. Eksperti i inteligjencës artificiale kryeson listën e profesioneve më të kërkuara në vitin 2025, sipas të dhënave nga LinkedIn, një platformë sociale e krijuar për t'i lidhur punëdhënësit dhe punëkërkuesit. Zgjerimi i inteligjencës artificiale ka prodhuar profesionin e ekspertit të inteligjencës artificiale ndër më të kërkuarit dhe më fitimprurësit në Bashkimin Evropian në vitin 2025. Paga mesatare për punëtorët me shkathtësi të tilla në vendet e BE-së varion nga 60 deri në 110 mijë euro në vit. Kërkesa është e madhe dhe vlerësohet se do të rritet me 37 për qind në pesë vitet e ardhshme. Bazuar në hulumtimet më të fundit nga ekspertët, përfshirë LinkedIn, është përpiluar një listë e profesioneve që do të jenë më të kërkuara në vitin e ardhshëm. Dominojnë profesionet teknologjike dhe tradicionalisht në listë mbeten edhe profesionet nga sektori i shëndetësisë. Pas ekspertëve të inteligjencës artificiale, zhvilluesit e softuerit do të jenë shumë të kërkuar dhe jashtëzakonisht të mirëpaguar në BE vitin e ardhshëm. Për ta paga varion nga 55 mijë deri në 90 mijë euro në vit. Ekspertët e kompjuterëve në “renë kompjuterike” janë veçanërisht të kërkuar, ekspertiza e të cilëve është çelësi për përshtatshmërinë e sistemeve moderne të TI-së. Kërkesa për zhvilluesit e aplikacioneve celulare po rritet me të njëjtin ritëm, duke pasur parasysh përdorimin në rritje të telefonave inteligjentë.

TRT

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme