Teknologji 28 Dhjetor 2024, 06:53 Nga VNA

Karikues i përbashkët për të gjitha pajisjet

Ndaje në Whatsapp
Karikues i përbashkët për të gjitha pajisjet

Shumë shpejt, karikimi i të gjitha pajisjeve me një karikues të përbashkët USB-C do të jetë i mundur! Zgjidhja e shumëpritur e karikuesit të përbashkët po bëhet realitet para fundit të vitit. Të gjithë ata që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian do të përfitojnë nga karikimi nëpërmjet një porte të vetme për të gjitha pajisjet, duke nxitur inovacionin dhe duke reduktuar mbetjet elektronike. Zgjidhja e përbashkët e karikimit promovon përdorimin e karikuesve të njëjtë për telefonat celularë dhe pajisjet e tjera elektronike portative. Çfarë po bën Komisioni Komisioni Europian po shikon një zgjidhje që favorizojnë inovacionin teknologjik në karikimin e pajisjeve elektronike, duke shmangur fragmentimin e tregut.

Qasja vullnetare nuk i plotësoi pritshmëritë e konsumatorëve, Parlamentit Europian dhe Komisionit, ndaj u propozua një qasje legjislative. Karikuesi i përbashkët do të përmirësojë komoditetin e konsumatorëve, do të zvogëlojë gjurmën mjedisore të lidhur me prodhimin dhe hedhjen e karikuesve, duke ruajtur njëkohësisht inovacionin. Zgjidhja e “karikimit të përbashkët” Dy amendamente të Direktivës për Pajisjet Radiofonike 2014/53/EU prezantojnë zgjidhjen e “karikimit të përbashkët”: Direktiva (EU) 2022/2380, e cila përcakton kërkesat për zgjidhjen e “karikimit të përbashkët”. Rregullorja e Deleguar e Komisionit (EU) 2023/1717, që përditëson referencat për specifikimet teknike të karikimit me kabllo. Kërkesat për “karikimin e përbashkët” do të zbatohen për: Të gjitha telefonat celularë dore, tabletët, kamerat digjitale, kufjet, altoparlantët portativë, konsolat e lojërave dore, lexuesit elektronikë, tastierat, mausët dhe sistemet portative të navigimit nga data 28 dhjetor 2024. Laptopët nga data 28 prill 2026. Këto periudha kalimtare do t'i japin industrisë kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur përpara hyrjes në fuqi. Elementet kryesore të zgjidhjes 1. Port i harmonizuar karikimi për pajisjet elektronike USB-C do të jetë porta e përbashkët. Kjo do t’u mundësojë konsumatorëve të karikojnë pajisjet e tyre me çdo karikues USB-C, pavarësisht nga marka e pajisjes. 2. Teknologji e harmonizuar për karikimin e shpejtë Harmonizimi do të ndihmojë në parandalimin e kufizimeve të pajustifikuara të shpejtësisë së karikimit nga prodhuesit dhe do të sigurojë që shpejtësia e karikimit të jetë e njëjtë kur përdoret çdo karikues i përshtatshëm. 3. Shitja e ndarë e karikuesve nga pajisjet elektronike Konsumatorët do të kenë mundësi të blejnë pajisje elektronike të reja pa karikues të ri. Kjo do të kufizojë numrin e karikuesve në treg ose të lënë pa përdorur. Ulja e prodhimit dhe hedhjes së karikuesve të rinj pritet të zvogëlojë mbetjet elektronike me 980 tonë në vit. 4. Informacion vizual dhe me shkrim për konsumatorët Prodhuesit do të duhet të ofrojnë informacion vizual dhe të shkruar për karakteristikat e karikimit, duke përfshirë fuqinë që kërkon pajisja dhe nëse mbështet karikimin e shpejtë. Kjo do të ndihmojë konsumatorët të kuptojnë nëse karikuesit ekzistues janë të përshtatshëm për pajisjet e reja dhe/ose t’i ndihmojnë ata të zgjedhin një karikues të përshtatshëm. Këto masa do të ndihmojnë konsumatorët të kursejnë të paktën 250 milionë euro në vit nga blerjet e panevojshme të karikuesve. Hapat e ardhshëm Kërkesat e përmendura më sipër do të zbatohen për një gamë të gjerë pajisjesh elektronike dhe mund të zgjerohen më tej në të ardhmen pas vlerësimeve të rregullta nga Komisioni. Për më tepër, teknologjia e karikimit pa kabllo është ende në zhvillim. Aktualisht, ajo tregon një nivel të ulët fragmentimi dhe një nivel të mirë ndërveprimi midis zgjidhjeve të ndryshme. Komisioni po shqyrton harmonizimin e mundshëm për të parandaluar fragmentimin e tregut në të ardhmen. Kombinimi i këtyre nismave do të sigurojë një kornizë të fortë ligjore për karikuesin e përbashkët.

Video

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Një tornado e fuqishme ka goditur rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme