Teknologji 14 April 2025, 16:31 Nga VNA

Katy Perry “prek” hapësirën – Fluturimi historik vetëm me gra në hapësirë emocionon botën

Ndaje në Whatsapp
Katy Perry “prek” hapësirën – Fluturimi historik

Ylli i muzikës pop, Katy Perry, ka udhëtuar këtë të hënë drejt hapësirës me raketën “New Shepard” të kompanisë Blue Origin, në një mision historik të përbërë ekskluzivisht nga gra. Përveç saj, pjesë e ekuipazhit ishin edhe e fejuara e Jeff Bezos-it, Lauren Sánchez, gazetarja e CBS-it Gayle King, ish-shkencëtarja e NASA-s Aisha Bowe, aktivistja Amanda Nguyen dhe producentja Kerianne Flynn.

Fluturimi nisi nga baza e Blue Origin në Teksasin Perëndimor në orën 08:30 të mëngjesit me kohën lokale dhe zgjati rreth 11 minuta. Gjatë këtij udhëtimi, raketa kaloi mbi 100 kilometra lartësi, përtej kufirit ndërkombëtar të hapësirës. “New Shepard” është një raketë plotësisht autonome, që nuk kërkon pilotë dhe rikthehet në Tokë me ulje të kontrolluar përmes parashutave.

Pas zbritjes, emocionet ishin të forta për yjet që përjetuan për herë të parë hapësirën. Katy Perry është ulur në gjunjë dhe ka puthur tokën, ndërsa Kerianne Flynn rrëfeu me lot në sy përvojën e paharrueshme:

“Ishte përvoja më e pabesueshme e jetës sime, të isha atje lart dhe të shihja një errësirë kaq të madhe në hapësirë, ndërsa planeti ynë dukej si një mrekulli. Hëna ishte kaq e bukur, ndjeva sikur ishte një dhuratë e veçantë vetëm për mua. Unë po shikoja poshtë dhe e dija se të gjithë ata që doja, po më ndiqnin.”

Në një postim në rrjetet sociale, Perry tha:

“Nëse dikush do të më kishte thënë se do të isha pjesë e ekuipazhit të parë vetëm me femra në hapësirë, do ta kisha besuar. Edhe pse nuk u rrita me shumë mundësi, kurrë nuk hoqa dorë së ëndërruari.”

Ky fluturim shënon një moment historik, duke qenë se hera e fundit që një mision hapësinor u realizua vetëm nga gra ishte më shumë se 60 vite më parë, kur Valentina Tereshkova u bë gruaja e parë në hapësirë në vitin 1963.

Blue Origin, kompania e themeluar nga Jeff Bezos në vitin 2000, synon të demokratizojë turizmin hapësinor. Çmimet për këto udhëtime nuk janë bërë ende publike, por rezervimi kërkon një depozitë prej 150 mijë dollarësh. Përveç turizmit, kompania po punon edhe për ndërtimin e infrastrukturës afatgjatë në hapësirë, përfshirë raketat e ripërdorshme dhe sistemet për ulje në Hënë.

Video

Ernest Muçi e nis me gol sezonin e ri te Trabzonspori! Shqiptari “kuqezi” ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e skuadrës turke, duke realizuar një gol të bukur në miqësoren ndaj Udineses. Muçi zhbllokoi sfidën që në minutën e 4-t, duke i dhënë avantazhin 1-0 Trabzonsporit me një goditje spektakolare.

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, media franceze zbulon kërkesën zyrtare të Shqipërisë

Plas arma në jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Tmerr mes pushuesve në Palasë Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitarëve, i ngjanin shkarkimit të një karikatori të tërë. Në bord ndodhej një grup personash që kishin ankoruar jahtin pranë bregut dhe po festonin, kur për arsye ende të paqarta u dëgjuan të shtënat, duke shkaktuar frikë dhe panik te pushuesit që ndodheshin në zonë. Deri më tani asnjë reagim nga policia.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme