Sport 6 October 2024, 17:53 Nga VNA

Episod i pazakont në ndeshjen Turbina Shkumbini, ndërpritet takimi pasi ambulanca iku nga stadiumi

Ndaje në Whatsapp
Episod i pazakont në ndeshjen Turbina Shkumbini, ndërpritet takimi

Një episode i pazakont është shënuar në ndeshjen mes Turbinës së Cërrikut dhe Shkumbinit të Peqinit që u zhvillua pasditen e sotme. Në minutën e 25 ndeshja u ndërpre pasi autoambulanca e planifikuar për të qenë e gatshme në pistën e stadiumit ku po zhvillohej ndeshja u largua pa njoftuar autoritetet që merreshin me monitorimin dhe zbatimin e masave të mbarëvajtjes së sfidës.

Ky veprim ka detyruar degatin e FSHF për t’i ka kërkuar gjyqtarit kryesor të ndërpresë ndeshjen. Mësohet se shkak i largimit nga stadiumi i autoambulancës ka qenë një rast urgjence në lagjen pranë “Nexhip Trungut”.

Ndeshja ka rifilluar pas 20 minutash kur autoambulanca të tjera mbërritën në pistën e stadiumit. Rasti në fjalë ka nxjerrë në pah edhe njëherë problematikën që ekziston në ndeshjet e futbollit shqiptar.

Ndërkaq ndeshja që rifilloi pas ndërprerjes së detyrueshme u mbyll me fitoren 2-3 të Shkumbinit me gola të shënuar nga 17′ Mesia, 45+28 Ismailaj – 10′ Nexha, 13′ Sulkja, 45+25′ .

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme