Kronika 23 May 2025, 13:20 Nga VNA

"Enigma", Flobenc Meçja pranoi 5 mln euro nga Franc Çopja, për të ekzekutuar Krymin

Ndaje në Whatsapp
"Enigma", Flobenc Meçja pranoi 5 mln euro nga Franc

 

Flobenc Meçja, një nga shtatë të arrestuarit gjatë operacionit policor të koduar “Enigma” në Durrës, së bashku me Xhevdet Plakun, i njohur si “Akili”, është një emër i njohur në botën e krimit.

Flobenc Meçja, i njohur edhe me nofkat “Gega” dhe “Drini”, ishte në kërkim nga SPAK për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”.

Ai akuzohet si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët janë në konflikt me grupin rival të Erion Alibejt, i njohur si “Krymi”.

Franc Çopja kishte ofruar deri në 5 milionë euro për vrasjen e Erion Alibejt, ndërsa nga 1 milion euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Baho dhe Ilir Lloshi. Flobenc Meçja kishte shprehur gatishmëri për të kryer të gjitha këto atentate.

Në një bisedë përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, Flobenc Meçja komunikon me Franc Çopjan, duke e pyetur: “Më thuaj pak a shumë ku rreh pazari, se unë nuk jam vetëm?” Franc Çopja i përgjigjet: “5 milionë euro.”

“Ti dashke me na nxjerrë në pension,” shprehet Flobenc Meçja.

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme