Kronika 22 May 2025, 22:08 Nga VNA

"Furnizohej nga Visi i Pojës dhe shpërndante sasi të mëdha..."/ Lala tregon kush ishte "shpërndarësi" në Itali

Ndaje në Whatsapp
"Furnizohej nga Visi i Pojës dhe shpërndante sasi të

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje për disa nga personazhet kyç të trafikut të drogës, të idenfitikuar nga hetimet e SPAK dhe antimafias italiane në operacionin "Ura".

Njëri prej personazheve është Adi Çoba, për të cilin Lala tha se dyshohet si personi që shpërndante sasi të mëdha të narkotikëve dhe furnizohej nga grupi i Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës.

"Adi Çoba, konsiderohet si kreu i një nën grupi në Itali. Furnizohej nga grupi i Visit të Pojës dhe shpërndan sasi të mëdha. Mendohet se është nga grupimet që bënte shpërndarjen dhe përmes kompanive të tij pastronte edhe paratë. Kishte kompani që ishte aktive në Shqipëri. Paratë futeshin më autobuzë nga Italia drejt Shqipërisë. Rezulton se vinin 2-3 herë në javë rreth 150 mijë euro dhe mblidheshin nga burri i mbesës së Xhevdet Troplinit. Punohej me një grup shoferësh të përcaktuar.

Paratë investoheshin në fusha të ndryshme. A është investuar e gjitha? Mbetet për tu hetuar.

Nexhmedin Danaj, është person që bënte transfertat e parave dhe televizionin kabllor dyshohet ta ketë ngritur nga para të aktivitetit kriminal", tha ndër të tjera Lala.

 

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme