Kronika 22 May 2025, 18:12 Nga VNA

Detaje nga operacioni “Ura”/ Zbardhen rolet e Adi Çobës dhe Elvis Doçit, njëri negociator i shkëlqyer dhe tjetri njeriu kyç i trafikut të kokainës

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga operacioni “Ura”/ Zbardhen rolet e Adi Çobës

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i zhvilluar një ditë më parë nga SPAK dhe anti-mafia e Barit ku u lëshuan 52 urdhër-arreste. Adi Çoba pronar i kompanisë Felix Vinum, një prej 52 të dyshuarve si pjesë e grupit kriminal që u godit nga SPAK dhe antimafia e Barit, në kuadër të operacionit Ura, sipas dosjes italiane, rezulton të jetë një nga personazhet kryesorë të trafikut të narkotikëve, që bashkëpunonte me Elvis Doçin.

Në dosjen italiane ndër të tjerat thuhet se Adi Çoba, në cilësinë e kreut merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të grupit. “Anëtarët e grupit, secili në mënyrë të vetëdijshme dhe aktive, kryenin funksione të ruajtjes dhe shitjes së substancës narkotike që vinte nga jashtë, për qëllime fitimi, duke pasur gjithashtu detyra të përcaktuara në marrjen e sasive të mëdha të substancave narkotike në portet e Shqipërisë dhe Holandës, duke i ruajtur dhe më pas duke i shpërndarë ato në territorin italian, si dhe duke administruar pagesat dhe logjistikën përkatëse”, thekson më tej dosja, teksa ndalet tek roli i Adi Çobës.

Më tej, zbardhen komunikimet mes tij dhe të akuzuarve të tjerë si anëtarë të grupit kriminal, përfshirë dhe Elvis Doçin. Këtë të fundit, Nuredin Dumani i penduari i drejtësisë e ka konsideruar si një negociator të shkëlqyer në trafikun e drogës.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal me bazë në Durrës ka furnizuar me sasi të mëdha heroine e më pas kokainë disa grupe të tjera në Itali.

Paratë e trafikut të palijshëm silleshin në Shqipëri përmes autobusëve të linjës 2-3 herë në javë, ndërsa investoheshin në pasuri të paluajtshme.

Nën dyshimet për pastrim parash është firmosur urdhër ndalim edhe për Nexhmedin Danaj, pronari i televizionit Vlora Cable, pasi rezulton se ka kryer trasferta të paligjshme parash.

 

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme