Kronika 22 May 2025, 16:12 Nga VNA

Vrasja e ish-policit Santjago Malko, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim në Apel dosjen për Blendi Tetën

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e ish-policit Santjago Malko, Gjykata e Lartë kthen për

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Blendi Tetën dhe e ka kthyer dosjen për rigjykim me një tjetër trupë gjykuese. Teta ishte dënuar me 25 vite burgim për përfshirje në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në rrugën Xhanfize Keko më 27 gusht 2019. Vrasja e Malkos u organizua dhe financua nga klani kriminal i drejtuar nga Leonard Duka, i njohur si kundërshtari më i fortë i Ervis Martinajt. Pasi dështoi në përpjekjen për të vrarë Martinajn, u ekzekutua Malko. Martinaj u zhduk pa gjurmë më vonë, në gusht të vitit 2022, dhe ende sot nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme