Kronika 21 May 2025, 22:18 Nga VNA

Aktivitet jo vetëm në trafikun e kokainës/ Kompania Elvis Doçit mori 8 mijë euro nga bashkia Durrës për të furnizuar me materiale pastrimi Qendrën e të Moshurve

Ndaje në Whatsapp

Elvis Doçi i njohur si “Visi i Pojës”, që SPAK lëshoi urdhër arrest pasi akuzohet si drejtues i një prej grupeve kriminale në Durrës, mesa duke nuk ka pasur ‘sukses’ vetëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, por edhe në lejet e ndërtimit dhe fondet publike me kompanitë e tij.

Deri në qershor të vitit të shkuar, Doçi ka pasur në pronësi edhe subjektin “VINTAGE”. Sipas dokumenteve në QKB, shoqëria në fjalë ka pasur aktivitet në import eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të produkteve ushqimore dhe materialeve të ndryshme.

Duke iu referuar të dhënave të Open Data Albania, rezulton se Doçi me këtë kompani, nga viti 2019 deri në 2024-ën, ka përfituar nga Bashkia Durrës 8 mijë euro për të pajisur Qendrën Ditore të Moshurve me materiale pastrimi për dezinfektim.

Në qershor të vitit 2024, Elvis Doçi ia ka shitur kompaninë një personi tjetër me emrin Edmir Bakalli, që sot figuron në emrin e këtij të fundit.

Vihet re se përfitimet e fondeve nga bashkia Durrës janë vetëm gjatë kohës kur subjekti në fjalë ishte në pronësi të “Visit të Pojës”, dhe që kur ka ndryshuar pronar, nuk rezulton që të ketë marrë transaksione të tjera.

Megjithatë ky nuk është i vetmi rast ku Doçi ka përfituar nga institucionet publike. VNA publikoi pasditen e sotme vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit që vitin e shkuar i ka dhënë leje ndërtimi kompanisë tjetër të tij,  “Eldemar Construction”, për të ndërtuar një hotel 10 katësh në qytetin e Durrësit.

Lexo gjithashtu

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme