Kronika 21 Maj 2025, 15:03 Nga VNA

Antimafia: Xhevdet Troplini i njohur si Poja, drejtues i klanit kriminal. Zbardhen detaje të dosjes italiane për operacionin "Ura"

Ndaje në Whatsapp
Antimafia: Xhevdet Troplini i njohur si Poja, drejtues i klanit kriminal.

 

Xhevdet Troplini i njohur si Poja, konsiderohet nga antimafia italiane, si një prej krerëve kryesore të grupit kriminal që u godit në kuadër të operacionit "Ura", ku u firmosën 52 urdhër arreste, 42 prej të cilëve u ekzekutuan.

“Në lidhje me mënyrat e furnizimit të heroinës nga Shqipëria, gjithashtu kanë dalë raporte domethënëse, të destinuara për të realizuar furnizime me heroinë dhe kokainë për t’u importuar në Itali, mes Adi Çoba dhe shtetasit shqiptar Elvis Doçi i quajtur “Visi i Pojës”, anëtar i nivelit të lartë të grupit kriminal të drejtuar nga xhaxhai i tij Xhevdet Troplini i quajtur “Poja”, i përkushtuar ndaj trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, me degëzime në Shqipëri, Itali dhe Gjermani.

Në lidhje me operativitetin dhe kapacitetin kriminal të bashkëpunimit të lidhur me Xhevdet Troplinin, si dhe me marrëdhëniet ekzistuese mes Elvis Doçit dhe Adi Çoba i quajtur “Bazholi”, ka dhënë deklarata bashkëpunëtori i drejtësisë shqiptar Nuredin Dumani, i pyetur në Tiranë në kuadër të Ekipit të Përbashkët Hetimor në zhvillim mes D.D.A. të Barit dhe SPAK-ut shqiptar”, theksohet në dosjen Italiane”, theksohet në dosjen italiane.

Grupi kriminal me bazë në Durrës ka trafikuar sasi të mëdha kokaine në Itali, Holandë Gjermani. Ngarkesat siguroheshin në vendet e Amerikës Latine.

Ndaj Xhevdet Troplinit, ende nuk ka një urdhër arrest nga SPAK, por nipi i tij Elvis Doçi i njohur si Visi o Pojës u shpall në kërkim. Ai konsiderohet si personazhi kryesor në këtë organizatë krahas Pojës.

SPAK ndërkohë sekuestroi edhe një sërë kompanish, përfshirë dhe televizionin lokal "Vlora Cable".

Pasuritë e sekuestruara dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

“Paratë në dorë, të përfituara nga shpërndarjet e drogës, të mbledhura në Itali janë dërguar herë pas here fshehtas te Adi Çoba në Shqipëri, duke përdorur sistematikisht bashkëpunimin e personelit të autobusëve të linjës së një shoqërie shqiptare, “Firenze Lines”, që realizon lidhje të përditshme mes Shqipërisë dhe Italisë”, theksohet në dosje.

“Hetimi ka bërë të mundur dokumentimin e një largimi të përparuar, në terma kriminalë, të Erigels Presi nga Adi Çoba për shkak të dëshirës së të parit për të siguruar sasi më të mëdha droge, duke rritur fitimet e tij krahasuar me ato të realizuara brenda bashkëpunimit të drejtuar nga i dyti. Në këtë perspektivë, së bashku me xhaxhain e tij Genci Telollari dhe bashkatdhetarin Gertin Aliu, Presi ka krijuar herë pas here kanale të pavarura të furnizimit me heroinë të pastër nga Shqipëria, që i përkasin organizatës së drejtuar nga trafikanti shqiptar i drogës Redi Tusha si dhe konsorciumeve të tjera kriminale që veprojnë mes Shqipërisë dhe Italisë, të lidhura me shtetasit shqiptarë Pirro Capi i quajtur “Spiro” dhe Orges Molla i quajtur “Gesi”.

Këto grupe, siç janë deklaruar nga vetë të dyshuarit gjatë përgjimeve ose bisedave të marra, janë zakonisht të angazhuara për të siguruar heroinë të pastër kryesisht nga Turqia dhe për ta sjellë atë në Itali përmes korrierëve, zakonisht të punësuar si shoferë kamionësh ose punëtorë detarë të hipur në tragetet që lidhin Durrësin me Barin”, theksohet më tej në dosje.

 

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme