Kronika 21 May 2025, 18:18 Nga VNA

Akuzohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në Durrës

Ndaje në Whatsapp

Një prej grupeve të goditura në aksionin e fundit të SPAK dhe autoriteteve italiene, është ai i drejtuar nga Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës. Ndaj tij është lëshuar fletëarrest si dhe i është sekuestruar edhe kompania “Portside”.

Por ky nuk është i vetmi biznes që Doçi zotëron. Ai gjithashtu është pronar i kompanisë “Eldemar Construction”, e cila para një viti ka marrë leje ndërtimi për të ndërtuar një hotel 10 katësh në qytetin e Durrësit. Leja është firmosur nga Këshilli Kombëtar i Territorit e cila drejtohet nga kryeministri, Edi Rama.

Madje nëse bën një kontroll të thjesht në dokumentet e subjektit në pronësi të Ervis Doçit, vërehet se edhe administratorët e kësaj kompanie janë emra që janë përfshirë në trafikun e lëndëve nakotike dhe të arrestuar nga autoritetet italiane.

Konkretsht në 2010-ën, Doçi ka caktuar si përfaqësues të “Eldemar Construction”, Denis Tafilin. Ndërsa në vitin 2024, si administrator të kompanisë ka emëruar Gëzim Hasën. Të dy këta persona në vitin 2016 kanë qenë të arrestuar nga autoritetet në Itali për përpunim dhe shitjet të heroinës.

Gëzim Hasa që ishte drejtues i këtij grupi dhe Denis Tafili kanë qenë ish-policë në Tiranë.

 

 

Nëse KKT do të ishte më e kujdesshme kur lëshon lejet e ndërtimit, mjaftonte që të bënte një kërkim të thjesht në google për pronarin dhe përfaqësuesit e kompanisë, dhe do të mësonte gjithçka rreth aktivitetit të tyre.

Ky është një rast i pastër se si një pronar kompanie i lidhur me trafikun e drogës, përfiton leje ndërtimi nga qeveria.

Ervis Doçi është emër i botës së krimit i cili ka qenë i dënuar për trafik droge. “Visi i Pojës” është një personazh i njohur edhe për drejtësinë shqiptare, pasi një vit më parë në banesën e tij u zhvilluan kontrolle dhe iu sekuestruan 3 mln euro cash ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest.

 

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme