Kronika 21 Maj 2025, 21:05 Nga VNA

Kush është administratori i “Ligori Travel” që u arrestua në kuadër të operacionit “Ura”, zbardhet roli i tij në grupin kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë

Ndaje në Whatsapp
Kush është administratori i “Ligori Travel” që u

Mes 52 urdhër-arresteve të lëshuara në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Ura”, është edhe administrator i kompanisë së autobusëve të linjës Shqipëri- Itali, “Ligori Travel”. Çombashi është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (21 maj) në banesën e tij në Sheq Marinas.

Ai nuk është një person i panjohur për policinë, pasi në vitin 2016 është arrestuar për kontrabandë mallrash në Vlorë. Ligor Çombashi e ka nisur aktivitetin e tij pas viteve 90, fillimisht me furgonë.

Dyshohet se Çombashi transportonte shuma parash nga aktivitetet e paligjshme të personave në Itali drejt të afërmve të tyre në Shqipëri.

Njoftimi i SPAK:

Në kuadër të një hetimi të përbashkët ndërkombëtar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Barit (DDA), me mbështetjen e Eurojust dhe përmes ngritjes së një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ekzekutuan sot, më 21 maj 2025, një operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Operacioni rezultoi në 52 masa sigurimi personale, përkatësisht:

29 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Posaçme për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri;

1 urdhër ndalimi i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme;

22 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Barit në Itali.

Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.

Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.

Sekuestrimet e pasurive janë kryer paralelisht në të dy vendet dhe përfshijnë:

Në Shqipëri:

2 kompani ndërtimi,

4 shoqëri tregtare dhe restorante,

1 agjenci pasurish të paluajtshme,

1 TV kabllor,

automjete luksoze, para cash, etj.

Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.

Në Itali:

9 apartamente,

4 kompani,

7 llogari bankare,

3 automjete, të sekuestruara në kuadër të masës së “sekuestros preventive”.

Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro.

Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador.

Procedurat aktualisht ndodhen në fazën e hetimit paraprak, dhe autoritetet ligjzbatuese në të dy vendet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe korruptiv.

 

Lexo gjithashtu

Video

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme