Kronika 22 May 2025, 08:12 Nga VNA

Priten ‘pentito’ që do të trondisin?! Flet prokurori i SPAK Vladimir Mara

Ndaje në Whatsapp
Priten ‘pentito’ që do të trondisin?! Flet prokurori i

Herët a vonë, fundi i një organizate kriminale do të vijë. Shpesh, fati përcaktohet nga brenda.

Aty ku njerëzit e ligjit kanë penetruar për të gjetur bashkëpunëtorë. Ata që thyejnë kodin mafioz të heshtjes. Nisin të shkatërrojnë botën që i shërbyen. Çojnë në pranga ata që dikur i thërrisnin “vëllezër.”

“Ngritja e Strukturës së Posaçme të Krimit të Organizuar ka treguar të paktën një seriozitet në të gjitha fushat e hetimit. Qoftë të krimit të organizuar qoftë të veprave penale të korrupsionit. Kjo ka qenë një arsye që ka patur shumë bashkëpunëtor të drejtësisë që kanë kërkuar marrëveshje me Strukturën e Posaçme” u shpreh Vladimir Mara, Prokuror i SPAK.

Të kthesh një kriminel në bashkëpunëtor drejtësie është një proces delikat dhe kompleks. Ata që rrezikojnë më shumë, kanë më tepër mundësi të bëhen bashkëpunëtorë. Për ta thyer heshtjen e një anëtari të krimit të organizuar, prokurori luan me kartën më të fortë: zgjedhjen mes dy botëve. Nga njëra anë, oferta e shtetit, më pak vite burg, mbrojtje për veten dhe familjen. Nga tjetra, hakmarrja e grupit, frika dhe izolimi i përjetshëm.

“Bashkëpunëtori i drejtësisë ka një rol shumë të rëndësishëm pasi hyrja nëpër grupe, organizata kriminale, organizata terroriste që janë vepra penale që mund të nevojitet bashkëpunëtori i drejtësisë, kanë specifika të cilat organet hetuese dhe organet e drejtësisë e kanë të pamundur për të hyrë në strukturat e tyre të brendshme për të kuptuar se si funksionojnë” u shpreh Artur Prenga, ZV/Kryetar i Gjykatës Elbasan.

Pasi bien dakord, prokuroria dhe i penduari firmosin Akt-Marrëveshjen. Me një nënshkrim, krimineli pranon të zbulojë gjithçka: emra, ngjarje, urdhra dhe sekrete që mund të fundosin një perandori të tërë kriminale.

“Është një element i rëndësishëm në fakt në momentin e bashkëpunimit tek bashkëpunëtori i drejtësisë në nivelin apo rolin që bashkëpunëtori i drejtësisë ka patur në një grup kriminal, apo në një organizatë kriminale. E them është element i rëndësishëm pasi sipas rolit që ai ka patuar është edhe dijenia lidhur me veprën penale të kryera nga grupi i strukturuar kriminal…” u shpreh Vladimir Mara, Prokuror i SPAK.

“Personi që pranon të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë lidh një marrëveshje me prokurorin si autoritet përgjegjës për bashkëpunimin, kodi i procedurës penale dhe ligji, ka përcaktuar një afat të caktuar gjatë të cilës bashkëpunëtori do japë dëshminë e tij dhe konkretisht është me një afat 30 ditor, kjo është bërë me qëllim që mos zvarritet procesi i bashkëpunimit” u shpreh Artur Prenga, ZV/Kryetar i Gjykatës Elbasan./ TopChannel

Lexo gjithashtu

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme