Kronika 21 May 2025, 22:34 Nga VNA

Zbulohet marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

Ndaje në Whatsapp
Zbulohet marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

Pas trasferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, Nuredin Dumani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke premtuar zbardhjen e krimeve, dosjet e të cilave kishin zënë pluhur prej vitesh.

“Nuk përbën asnjë sekret të themi se ka pasur një informacion të dyfishtë, i cili ka ecur në rrugë të ndryshme, si drejt atyre që kanë kërkuar eliminimin e tij si drejt autoriteteve ligjzbatuese. Në këto kushte ka ardhur në dijeni të faktit që aty duhet ndalur gjithçka dhe ka kërkuar bashkëpunimin e drejtësisë,” u shpreh Artan Simoni, avokati i Nuredin Dumanit.

“Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë shërben në dënueshmërinë e personave që gjykohen, por nuk mund të shërbejë si prova e vetme për të dënuar të hetuarit që gjykohen në këtë proces penal. Patjetër dëshmia e bashbshkëpuntorit të drejtësisë duhet të shoqërohet me prova të tjera materiale, apo me veprime të tjera hetimore të cilat përputhen” u shpreh Artan Simoni, avokati i Nuredin Dumanit.

Informacioni u delegua menjëherë tek SPAK. Tre prokurorët, Altin Dumani, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra, për dy javë me radhë dëgjuan rrëfimet e tij. Më 18 maj 2022, ata i ofruan Dumanit statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Inside Story ka siguruar ekskluzivisht një audio rrëfimi të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Në këtë dëshmi autentike, publikuar për herë të parë në media, Dumani, rrëfen se krimi i parë që kreu, ka qenë shitja e një arme. Ky moment shënoi hyrjen e tij në një rrugë pa kthim.

Pasi ra në pritë, ai u ndje i tradhtuar dhe i pasigurt për jetën. Kjo e bëri të marrë vendimin për të shkatërruar grupet që dikur u shërbeu. Për tradhtinë dhe futjen në kurth, ai ka folur në seancat gjyqësore maratonë.

“S’kam pas atë ditë informacion se ku ndodhej Talo Çela. Kam komunikuar vazhdimisht me Henrikun. S’kemi qenë për Talo Çelën por për Oti Kilën. Isha me X5 të vjedhur. Morëm dy kallashë me silenciatorë, një pistoletë Zastava. Te kthesa e Cërrikut, pashë disa makina, njëri më bëri foto. U tërhoqa pas, nuk e vura re makinën tjetër që vinte. Në një moment shoh që më gjuajnë me armë. Pashë 3 veta, dy gjuanin dhe shoferin. I dhashë gaz makinës, kur gjuajtën për së dyti më kapën plumbat”.

Dumani, tregoi se ka marrë pjesë në 17 ngjarje kriminale. Vrasje, tentativa vrasje, grabitje etj. Ai ka marrë përsipër të tregojë edhe për persona të tjerë që e ‘pajtonin’, si vrasës me pagesë.

‘Personi nën hetim Nuredin Dumani, merr përsipër të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke dëshmuar dhe dhënë informacion të plotë e pa asnjë rezervë ose kusht për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare, për zbulimin, hetimin, gjykimin e të gjithë krimeve të rënda të kryera nga ai dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij’.

Dumani ka pranuar gjithashtu të identifikojë pasuritë me origjinë kriminale që janë në posedim të tij dhe të personave të lidhur. Ai duhet të dëshmojë në çdo rast që e kërkon prokuroria dhe gjykata. Nëse nuk është i sinqertë në dëshmitë e tij, në pikën 5 të akt marrëveshjes thuhet se mund të humbasë edhe statusin.

‘Kjo Marrëveshje bashkëpunimi mund të revokohet nga pala e akuzës, kur vërtetohet se bashkëpunëtori i drejtësisë bën deklarime të rreme, mban rezerva lidhur me faktet, ngjarjet dhe rrethanat që provohet se ka dijeni, ose kur ai me dashje shkel kushtet e përcaktuara në këtë akt-marrëveshje’.

“Ndryshe nga bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë, në deklarimet e tij janë konstatuar elementë të cilët në bazë të një dëshmie ka kërkuar që të nxirren prova nga elementë të ndryshëm”.

Pas dëshmisë së Dumanit, SPAK lëshoi 32 urdhra arresti, që përfshinin disa prej individëve më të kërkuar të krimit të organizuar shqiptar. Dosja që tashmë është në fazë gjykimi përfshin 20 të pandehur. Ky është një proces gjyqësor që po konsiderohet si një nga më të rëndësishmit dhe më voluminozët për SPAK-un, ngjashëm me maksi-proceset e dikurshme të mafias italiane.

“Çështja në të cilën Nuredin Dumani që ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë një pjesë e saj është gjykim dhe po vazhdon gjykimin ndërsa një pjesë tjetër e saj është në proces hetimor, që ne nuk mund të flasim sot” u shpreh Vladimir Mara, Prokuror i SPAK. / Marrë nga Top Channel

 

Lexo gjithashtu

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme