Kronika 22 May 2025, 19:50 Nga VNA

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së

Ndaje në Whatsapp
SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e SPAK, thuhet se kandidatët duhet të plotësojnë aplikimin online dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet brenda datës 6 qershor të këtij viti.

Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave përbëhet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Kujtojmë se drejtueses së BKH, Aida Hajnajt i mbaron mandati në 31 gusht. Edhe pse Hajnaj, e cila ka drejtuar BKH-në për pesë vite, kishte shprehur interes që në muajin mars, ajo nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar.

Njoftimi i SPAK:

Bazuar në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, nenin 6, nenin 33, pikat 2 dhe 3, nenin 34, nenin 37, nenin 38, pikat 2 dhe 3, Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit” të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Vendimin nr.5 datë 22.05.2025 të Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, shpall thirrjen e hapur për aplikim për pozicionin “Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Procedura e përzgjedhjes kryhet në fazat si vijon:

  1. a) Ekzaminimi paraprak i aplikimit;
  2. b) Vizitë mjekësore dhe test për aftësitë fizike;
  3. c) Provim i zgjeruar me shkrim (Ese) dhe test për arsyetimin logjik;
  4. d) Testi i poligrafit dhe intervistë në panel;
  5. e) Verifikim figure, deklarim i pasurisë;
  6. f) Identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.

Për fazën e shqyrtimit të Aplikimit:

Kandidati duhet të plotësojë aplikimin on line (linku http://spak.gov.al/wp-content/uploads/2025/05/Formulari-aplikim-Drejtor-BKH.docx ) duke dorëzuar në formë elektronike të firmosur dhe skanuar, në adresën e-mail: [email protected], si dhe fizikisht në protokollin e Prokurorisë së Posaçme:

Formularin e aplikimit on line.

Dokumentacionin dhe vërtetimet për plotësimin e kritereve të përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të BKH-së të përcaktuara në nenin 34, pika 2 të Ligjit nr. 95/2016, si më poshtë:

  1. a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;
  2. b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
  3. c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;

ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;

  1. d) të mos jetë në hetim apo gjykim për një vepër penale, të mos ndodhet në kushtet e pazgjidhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar, si dhe të nënshkruajë formularin e vetëdeklarimit në zbatim të atij ligji;
  2. dh) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose funksione drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit përpara momentit të kandidimit;
  3. e) ka marrë vlerësim maksimal për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral, nëse i është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme, sipas legjislacionit në fuqi;

ë) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e kandidimit;

  1. f) të mos ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi inteligjent;
  2. g) në periudhën 29.11.1944 – 2.7.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme;
  3. gj) të japë pëlqimin për t’iu nënshtruar testit të poligrafit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit mbahet në konsideratë gjatë procesit të përzgjedhjes.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm brenda datës 06.06.2025. Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Sektorit të Arkiv-Protokollit të Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore të Prokurorisë së Posaçme në një zarf të mbyllur, i cili i drejtohet Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kandidatët duhet të plotësojnë të gjitha rubrikat e Formularit të Aplikimit. Nëse një fushë apo informacion nuk është mbushur, nuk është i lexueshëm, ose është i pakuptueshëm, aplikimi do të refuzohet. Gjithashtu, nëse formulari i dorëzuar nuk tregon se aplikanti përmbush minimumin e kritereve të përcaktuara në ligjin 95/2016, aplikimi do të refuzohet.

 

Video

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme