Bota 2026-07-23 18:08:00 Nga VNA

Trump paralajmëron sulm edhe më të madh ndaj Iranit: Jemi gati, vendimi është afër

Ndaje në Whatsapp

Trump paralajmëron sulm edhe më të madh ndaj Iranit: Jemi gati,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se po shqyrton seriozisht mundësinë e rifillimit të operacioneve të mëdha ushtarake kundër Iranit, duke lënë të kuptohet se një ofensivë e re mund të jetë edhe më e gjerë se "Operacioni Epic Fury".

Në një intervistë për Axios, Trump u shpreh se është pranë marrjes së një vendimi, ndërsa theksoi se forcat amerikane janë të përgatitura për çdo skenar.

"Po mendoj për një sulm masiv, më të madh se çdo tjetër. Jam afër marrjes së një vendimi. Jemi gati", deklaroi presidenti amerikan.

Megjithatë, ai pranoi se një veprim i tillë do të kishte pasoja të rëndësishme dhe sqaroi se ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar. Trump nuk dha një afat kohor se kur do të shpallë qëndrimin e tij, ndërsa dy zyrtarë amerikanë konfirmuan se deri tani nuk është lëshuar asnjë urdhër i ri për ushtrinë.

Lidhur me mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike, Trump tha se autoritetet iraniane "duan të negociojnë", por sipas tij nuk janë ende të gatshme të arrijnë një marrëveshje.

"Ata nuk kanë përjetuar ende dhimbje të mjaftueshme", u shpreh ai.

Ndërkohë, dy burime rajonale të përfshira në përpjekjet e ndërmjetësimit kanë bërë të ditur se udhëheqja iraniane nuk ka pranuar propozimin më të fundit të paraqitur për uljen e tensioneve.

Përshkallëzimi i krizës ka ndikuar edhe në tregjet ndërkombëtare, ku çmimi i naftës ka kaluar pragun e 100 dollarëve për fuçi, ndërsa një rikthim në një konflikt të plotë ushtarak vazhdon të shihet me shqetësim edhe brenda Shteteve të Bashkuara.

Video

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë vijuar edhe pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend. Qytetarët kanë goditur ne vezë makinat e deputetëve, ndërsa policia ka ndërhyrë për t’i parandaluar.

Policia vijon me arrestimet e protestuesve.

Deputetët e opozitës shkaktuan trazira të forta në Kuvend duke bllokuar foltoren dhe duke goditur me shishe e kartonë kryeministrin Edi Rama teksa ai po largohej nga salla pas hapjes së procedurës së votimit. Përpara largimit të kryeministrit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca deputetin Gazment Bardhi, pasi ky i fundit, së bashku me Klevis Balliun, hodhën ujë në drejtim të Ramës.

Provoje ti. Merr doktorin dhe dil në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news