Sociale 2025-12-13 08:13:00 Nga VNA

Thellohet skandali i fekondimit artificial: Dhuruesi danez i spermës lidhet me dhjetëra raste kanceri tek fëmijët në Europë

Ndaje në Whatsapp
Thellohet skandali i fekondimit artificial: Dhuruesi danez i spermës lidhet

Autoritetet shëndetësore në Greqi janë vënë në alarm pas zbulimit se një dhurues danez sperme lidhet me dhjetëra raste kanceri tek fëmijë të lindur përmes fekondimit artificial. Sipas të dhënave zyrtare, nga materiali gjenetik i këtij dhuruesi kanë lindur gjithsej 18 fëmijë në Greqi, disa prej tyre brenda të njëjtave familje, duke tejkaluar kufijtë e lejuar me ligj.

Një mjek ka deklaruar për mediat greke se një fëmijë i moshës 5–10 vjeç ka humbur jetën së fundmi nga kanceri. Ai ishte pjesë e një familjeje me tre fëmijë, të gjithë të lindur nga i njëjti dhurues. Tragjedia vijon, pasi edhe një tjetër fëmijë i së njëjtës familje është diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohet trajtimit, ndërsa mjekët shprehen pak optimistë për gjendjen e tij shëndetësore.

Pas analizave të specializuara shkencore, autoritetet greke kanë konstatuar se fëmijët mbartnin një mutacion shumë të rrallë në gjenin TP53, i cili rrit ndjeshëm rrezikun për forma agresive të kancerit në moshë të vogël. Mutacioni nuk ishte zbuluar gjatë kontrolleve fillestare të dhuruesit, pasi rezulton të ketë qenë i pranishëm vetëm në një pjesë të spermatozoideve të tij.

Rasti nuk kufizohet vetëm në Greqi. Në të gjithë Europën, i njëjti dhurues danez dyshohet se ka sjellë në jetë të paktën 197 fëmijë në 14 vende të ndryshme, përmes dhjetëra klinikave të fertilitetit. Deri tani, 77 fëmijë janë testuar dhe 25 prej tyre rezultojnë mbartës të mutacionit, ndërsa disa kanë ndërruar jetë në moshë shumë të hershme.

Ekspertët flasin për një dështim serioz të sistemit të kontrollit, duke theksuar mungesën e koordinimit mes vendeve të Bashkimit Europian, ligje të ndryshme për kufirin e dhurimeve dhe një industri shumë fitimprurëse të fertilitetit, por me mbikëqyrje të pamjaftueshme.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news